GazetaMax
Lajme

Programi mësimor plotësisht do të zbatohet, do të respektohen datat për maturën shtetërore, konsideron Shaqiri

Shkup, 26 janar – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri konsideron  se plotësisht do të realizohet programi mësimor dhe plotësisht do të realizohet gjithçka që është paraparë në datat për provimin e maturës shtetërore dhe në pjesën për provimet e planifikuara të maturës.

Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, rikujtoi të drejtën në arsim dhe ligjet për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm.

Ministri Shaqiri informoi  se janë bërë analiza nga Sektori për Arsim Fillor, duke shpjeguar  se në Ligjin për Arsimin Fillor saktë parashikohet sa ditë pune duhet të punohet në një vit shkollor, ndërsa në Ligjin për Arsim të Mesëm, siç tha, nuk  është paraparë saktë sa ditë duhet të ketë një vit shkollor.

Gjysmëvjetori   i dytë i vitit shkollor 2022/2023 ka filluar më 23 janar të vitit 2023, në vend më 18 janar të vitit 2023. Viti shkollor do të përfundojë më 14  në vend më 9 qershor të vitit  2023. 

Related posts

Në tremujorin e parë shtimi natyror është negativ apo 1567 persona, 2488 martesa, 597 shkurorëzime

Gazeta Max

Arbër Ademi pritet të jetë shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI për zgjedhjet lokale

Gazeta Max

Petkovska: Kthimi i reklamave qeveritare nuk mund të zgjidhë gjendjen katastrofale tek mediat

Gazeta Max