Banorët e fshatit Pllasnicë e Poshtme do të përfitojnë së shpejti nga një projekt i ri për furnizim me ujë të pijshëm, i cili do të realizohet nga burimi natyror në vendin e quajtur “Piv”.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve të kësaj zone.
🛠️ Alija Jaoski, kandidat për kryetar të Komunës së Pllasnicës nga koalicioni ASh–AKI, njoftoi për fillimin e projektit, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Nurfet Shemoski për miratimin dhe mbështetjen në drejtim të shfrytëzimit të burimit të ujit.
“Ky projekt nuk është vetëm një zgjidhje teknike për furnizim me ujë, por një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Falënderim i sinqertë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të mirën e përbashkët,” u shpreh Jaoski.
Ky është vetëm një nga projektet konkrete që synojnë zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së përditshme për të gjithë banorët e komunës.
https://www.facebook.com/share/v/1BZXJcPN9j/