GazetaMax
Lajme

Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

Shkup, 20 prill – Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për shëndetësi dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Në rend të ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për aktin e përgjithshëm të Avokatit të popullit, Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2021 dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Anëtarët e Komisionit për shëndetësi dhe të Komisionit ligjvënës – juridik duhet ta shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.

Related posts

Azeski-Mickoski: Është koha për marrëveshje të re ekonomike për të ardhmen e shtetit

Gazeta Max

Mickoski: Pushteti po më lufton me fushatë të zezë, por e vërteta është krejtë ndryshe

Gazeta Max

Fillon edicioni i gjashtë i Festivalit mediatik në Shkup

Gazeta Max