GazetaMax
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim, dyshohet se dhunoi tre fëmijë

Shkup, 11 Shtator – Prokuroria Themelore kërkon paraburgim për shkupjanin 20-vjeçar i cili dyshohet se ka dhunuar tre fëmijë. Ngjarja ka ndodhur me 9 shtator, para një shkolle të mesme në Kisella Vodë.

“Përderisa njëri nga fëmijët e dëmtuar 15 vjeçar ishte ulur në bar-kafe me shokët e klasës, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë të panjohur ka hyrë brenda dhe e ka kapur fëmijën nga qafa dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë.

Duke e shtrënguar në qafë, ai e ka çuar në garazhe nëntokësore në afërsi dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – thyerje të dy dhëmbëve të përparmë, buzë të çara dhe tronditje në tru. Më pas i dyshuari, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka hyrë në oborrin e shkollës, i është afruar dy fëmijëve të tjerë 15-vjeçarë, i ka goditur me shuplakë dhe grusht dhe u ka shkaktuar lëndime fizike.

Dhuna e të dyshuarit ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek nxënësit e pranishëm dhe tek dëshmitarët e tjerë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Related posts

Pendarovski – Donmez: Të dy shtetet ta intensifikojnë edhe bashkëpunimin në planin energjetik

Gazeta Max

28 vite me Tv Festa

Gazeta Max

Presidenti Pendarovski me Vendim fal Abdulfeta Alimin dhe katër të dënuar të tjerë

Gazeta Max