GazetaMax
Lajme

Promovimi i projektit GIZ – “EU4Business: Mbështetje për integrimin ekonomik rajonal”

Shkup, 14 qershor – Prej sot fillon projekti i Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) “EU4Business: Mbështetje për integrimin ekonomik rajonal”, i cili do të promovohet në Shkup.

Projekti synon të forcojë integrimin ekonomik rajonal në mes anëtarëve të CEFTA-s duke mbështetur zbatimin e Planit të veprimit për tregun e përbashkët rajonal.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, David Oberhuber, përfaqësues i GIZ-it në Maqedoninë e Veriut, Shtefan Hudolin, shef për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Maqedoni të Veriut, Oto Graf, zëvendësshef i Misionit të Ambasadës të Gjermanisë në Maqedoni të Veriut dhe Emir Dzikiq, drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s.

Projekti mbështetet nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Related posts

EDITORIAL/ Marrdhëniet Maqedoni – Kosovë, marrëveshjet e bashkëpunimit ngelën sa për sy e faqe

Gazeta Max

VMRO: Keqmenaxhimi energjetik do të sjell fatura më të shtrenjta për qytetarët

Gazeta Max

Janakieski: Nuk ekziston asnjë akt i nënshkruar nga unë për rrënimin e objektit “Kosmos”

Gazeta Max