GazetaMax
Ballina

Promovohet monografia kushtuar Alush Hamidit

Sot, pasdite, me fillim në ora 17, në Teatrin Shqiptar në Shkup, promovohet monografia “AlushHamidi – Njeriu që ngjalli shpirtin e një kombi”.

Njoftimin e ka bërë i biri, LulzimHamidi, përmes një ftese publike në facebook për të të gjithë të interesuarit.

AlushHamidi ka qenë një nga arsimtarët dhe profesorët e zellshëm dhe drejtor në Shkollën Fillore “Liria” dhe Gjimnazin “Zef Lush Marku”. Por, kontributi i tij është shumë i madh sidomos në fushën e kulturës dhe sportit, duke qenë nxitës i talenteve të reja që nga vitet 70-të e këndej, si themelues i Shoqërisë “IbePalikuqi”, klubit të sportit “Liria”, ndërkaq në kohën e pluralizmit një kohë të gjatë qëndroi në krye të Lidhjes së Shoqërive Kulturore Shqiptare.

Për jetën dhe veprën e AlushHamidit, i cili ndërroi jetë para disa vitesh, do të flasin hartuesit e monografisë dhe miq e bashkëpunëtorë të tij të afërm.

Related posts

Resler: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë momentin kur çështja e zgjerimit do vendoset më lart në agjendë

Gazeta Max

Shkurte Fejza befason me fustanin që ka zgjedhur ta vesh kur del me ec në Gërmi

Gazeta Max

Shurupi natyral me katër përbërës që shëron kollën

Gazeta Max