GazetaMax
Kuriozitete

Pronari i Milanit hap thesin, transferon yllin e Bayern Munich

Investcorp hap thesin: Milan transferon yllin e Bayern Munich.
Pronarët e rinj të klubit kuqezi janë duke bërë gati një surprizë të madhe për fansat e kësaj skuadre.
Fjala është për një prej futbollistëve më të mirë të dekadës së fundit dhe do tentojnë të shfrytëzojnë situatën e turbulltë në të cilën momentalisht ndodhet tek bavarezët.
Fjala është për Robert Lewandowski, sulmuesi i cili ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich por që pritet të largohet gjatë kësaj vere edhe pse jo për një çmim të ulët.
Stefano Pioli ka nevojë për një sulmues qendror ndërkohë që polaku është edhe emri i preferuar i tifozëve kuqezi.
Gjermanët janë të gatshëm për bisedime mirëpo për kartonin e tij kërkojnë hiç më pak se 60 milionë euro, kërkesë kjo që nuk do ishte çudi nëse do plotësohej nga pronarët e rinj të Rossonerëve.

Related posts

Arsenali ka gati kontratën e re me Saka

Gazeta Max

Sadio Mane shfaqet për herë të parë si lojtari i Bayern Munich, realizon foto me fansat (Video)

Gazeta Max

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid-Man City

Gazeta Max