GazetaMax
Lifestyle

Pse duhet të hani bukë me mjaltë dhe kanellë?

Njerëzit nga shumë kultura të ndryshme kanë përdorur mjaltën dhe kanellën për të trajtuar shumë sëmundje dhe probleme të ndryshme shëndetësore në kushte shtëpie për shekuj.

Së bashku me përfitimet ushqyese, mjalti dhe kanella gjithashtu përmbajnë disa përfitime shëndetësore që duhet të merren parasysh, e të cilat i gjeni më poshtë, transmeton Klan Kosova.

Artriti

Nëse vuani nga artriti kronik, përzieni 2 lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në një filxhan të madh. Konsumoni këtë përzierje dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Dhimbjet e stomakut

Konsumoni mjaltin me kanellën për të trajtuar dhimbjet dhe ulçerin e stomakut.

Sëmundjet e zemrës

Për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar sëmundjet e zemrës, lyejeni bukën me mjaltë dhe pluhur kanelle. Konsumoni atë si një mëngjes në baza ditore.

Imuniteti

Konsumi i rregullt i mjaltit dhe kanellës do të përmirësojë ndjeshëm sistemin tuaj imunitar dhe do të parandalojë infeksionet bakteriale dhe virale.

Humbja e peshës

Nëse ju doni të humbni peshë atëherë përzieni këta dy përbërës në një filxhan me ujë të valë. Konsumoni këtë përzierje në baza ditore dhe së shpejti do të vini re se si kilogramët tuaj po shkrihen.

Gripi dhe ftohjet

Nëse keni probleme me kollën, ftohjet dhe sinuset e mbingarkuara, konsumoni një lugë çaji mjaltë me një çerek luge kanelle, tri ditë radhazi. Së shpejti do të ndiheni shumë më mirë.

Related posts

Ku është nisur me këtë veshje Leonora?

Gazetamax.mk

Sara Hoxha e mbuluar nga emocionet zbulon gjininë e fëmijës

Gazetamax.mk

Indrit Mlika shkodrani i hiteve, hiti më i freskët “Po vjen” me Ingrit Gjoni

Gazetamax.mk