GazetaMax
Adrenaline

PSG e nxjerr në shitje Neymarin duke ia caktuar edhe çmimin e largimit – Anglia pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i brazilianit

Neymar JR mund të largohet nga Paris Saint Germain pas pesë viteve në kryeqytetin francez.
Sulmuesi brazilian nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë në Parc de Princes dhe parisienët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij.
Sky Sports UK ka raportuar se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është lodhur nga braziliani dhe ka vendosur ta nxjerr në shitje atë.
Tanimë parisienët i kanë vendosur edhe çmimin e largimit brazilianit dhe për ta lënë të lirë duan 90 milionë euro.

30-vjeçari e mban rekordin si futbollisti më i shtrenjtë në histori, ku në vitin 2017 iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro.
E ardhmja e brazilianit pritet të jetë në Ligën Premier, ku Chelsea dhe Newcastle United janë dy skuadrat që janë të gatshme ta transferojnë dhe mund t’i përmbushin kërkesat e sulmuesit anësorë.
Neymar këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve me PSG-në, ku ka shënuar 11 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.
Gjithsesi përveç dy skuadrave angleze në luftë për brazilianin mund të futën edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane, pasi fjala vshtë për një futbollist që e bën diferencën.

Related posts

Milan “mposhtë” Juventusin në garën për yllin e madh

Gazetamax.mk

Flet trajneri i Kosovës: Jam i gatshëm të debutoj

Gazetamax.mk

BNE pëson humbjen e radhës, mposhten nga 500

Gazetamax.mk