GazetaMax
Lajme

Publikohet anketa e fundit/ Ja si qëndrojnë partitë shqiptare

Anketa më e re e opinionit publik, e publikuar sonte nga servisi publik TVM, I kryer në prag të zgjedhjeve lokale, tregon një përparësi të qartë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE kundrejt opozitës LSDM, ndërsa te blloku politik shqiptar vërhet një ngarë e ngusht mes koalicioni AKI i cili është në epërsi dhe koalicioni VLEN.

Në pyjetjen se për cilën parti/ listë kandidatësh do të votoni në zgjedhjet vijuese lokale? Qytetarët u përgjigjën:

VMRO-DPMNE 27.1%

LSDM 10.5 %

AKI 9.6 %

VLEN 8.6 %

Njëkohësisht, anketa zbulon se për shumicën e qytetarëve, personi i kandidatit për kryetar të komunës është faktor më i rëndësishëm në vendimmarrje sesa përkatësia partiake.

Gjysma e qytetarëve planifikojnë të dalin në votime

Sipas anketës, gjysma e elektoratit planifikon të dalë në zgjedhjet e ardhshme.

40.5% janë përgjigjur se me siguri do të votojnë, ndërsa 10.4% se ka gjasa të votojnë. Megjithatë, shqetësues është përqindja e lartë e qytetarëve që ende janë të pavendosur ose nuk do të dalin në votime.

Gjithsej 19.4% kanë deklaruar se nuk ka shanse të votojnë, ndërsa plot 24.7% janë përgjigjur se nuk dinë ose nuk kanë dhënë përgjigje.

.Anketa është pubilikuar nga serivsi publik MTV1 në emisionin e sotëm Objektiv.

Related posts

Erdogan në hapat e Putinit? Turqia tërhiqet nga traktati i sigurisë i pas Luftës së Ftohtë

Gazeta Max

INTERVISTA E FUNDIT I IMER IMERIT: ÇFARË THA AI PËR MARRËVESHJEN E OHRIT?

Gazeta Max

Zhduket vajza kosovare në Francë

Gazeta Max