GazetaMax
Kuriozitete

Punë e kryer, këtë fanellë do ta vesh Sallah sezonin e ri

Ministri i Sportit në Egjipt e zbulon vendimin e Salahut për të ardhmen
Mohamed Salah është i vendosur për të nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin.
Ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, por kjo pritet që të ndodhë së shpejti, transmeton Express.
Ministri i Sportit në Egjipt, Ashraf Sobhi, ka zbuluar se Salah është i prirur për të rinovuar kontratën me klubin anglez.

“Unë u takova me Mohamed Salahun në aeroport pas përfundimit të ndeshjes me Senegalin dhe dështimit për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. I thashë atij që të harronte atë që ndodhi dhe të fokusohej në ato që do të vijnë më pas”, tha ai.
“E kam këshilluar që të vazhdojë rrugëtimin e tij në një klub tjetër, por qëllimi i tij tani është rinovojë kontratën me Liverpoolin. Ka fushata kundër Salahut, por i kërkova që të mos i kushtonte vëmendje atyre”, shtoi Sobhi.
Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor 2023.

Related posts

Tentativa e Ronaldos për t’u larguar nga United godet një tjetër pengesë

Gazeta Max

ChatGPT mori një përmirësim të madh falas

Gazeta Max

Barcelona mund ta mbajë De Jongun, por me një kusht

Gazeta Max