Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec, ngrihen tre akuza ndaj tij!

Qëlloi me armë zjarri para banesës së

Policia arrestoi Besmir (Erjon) Mustajn, pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri në fshatin Luar, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij. Ai do të përballet me tre akuza penale.

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses së tij, në fshatin Luar.

Në pranga ka rënë Besmir (Erjon) Mustaj, banues në Roskovec, pas një operacioni të zhvilluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Sipas njoftimit të policisë, uniformat blu u vunë në lëvizje pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar. Pas veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i arrestuari ka qëlluar me armë zjarri para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

– “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– “Dhuna në familje”;

– “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.