GazetaMax
Lajme

Qeveria përsëri erdhi te propozimi i Aleancës për Shqiptarët, nga inati i tyre pësuan nxënësit

Shkup, 26 prill – Për të satën herë me radhë, Qeveria u soll e u mbështoll dhe përsëri erdhi në fjalët e Aleancës për Shqiptarët. Por, kësaj radhe, fatkeqësisht, nga inatet e Qeverisë pësuan nxënësit.

Gjatë debatit parlamentar për pagën minimale, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët propozoi amendamente për rritje lineare të pagave në administratën shtetërore dhe publike, në përputhje me rritjen e pagës minimale. Pushteti aktual refuzoi amendamentet tona atëherë, bëri inate me ne, pastaj me sindikatën e arsimit dhe në fund pranoi marrëveshje për rritje të pagave në arsim për 12%, afërsisht nivelin e njëjtë që parashihej në propozimet e Aleancës për Shqiptarët.

Çfarë fitoi Qeveria nga kjo zvarritje dhe këto inate?

Fëmijët humbën dy javë nga procesi arsimor, arsimtarët u torturuan dhe shpesh herë edhe u anatemuan nga Qeveria. I bëjmë thirrje Qeverisë që të mos ngul këmbë në mosdije dhe inate politike, por të dëgjojë dhe pranojë propozimet konstruktive dhe të dobishme për qytetarët në të ardhmen.

Ndërkohë edhe një herë pyesim BDI-në dhe Ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, ku mbeti premtimi i tyre se në 100 ditëshin e parë, pagat në arsim do të rriten në 600 euro?

Përgjigje për 100 ditëshin e Qeverisë!

Janë 100 ditë më tepër mashtrim, janë 100 ditë më tepër gënjeshtra, janë 100 ditë më tepër manipulim dhe janë 100 ditë më tepër shpresë e humbur për qytetarët. Janë 100 të thelluara më tepër në korrupsion, janë 100 ditë më tepër në skandale, janë 100 ditë të thelluara më tepër në krim të organizuar. Janë 100 ditë më tepër gjyqësi të thelluar në padrejtësi. E dini 8% është besimi në gjyqësor, kjo i bien që as familjet e gjykatësve dhe prokurorëve nuk besojnë në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut. Pra kemi 100 ditë më tepër thellim të varfërisë, rritje të papunësisë, kemi 100 ditë shtrenjtim marramendës të çmimeve dhe kemi 100 ditë, ku çdo ditë Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë përgjigje as për korrupsionin, as për papunësinë, as për çmimet e energjisë, as për modelin për ndihmë të qytetarëve, e kështu me radhë. Pra është edhe një manipulim i radhës që u bëhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për të cilët po vazhdon saga rrënqethëse e këtij vendi. Këto 100 ditë fatkeqësisht e kanë shtuar edhe më tepër bindjen te qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht te rinia se është vështirë me këtë qeverisje, me këtë mendësi të jetohet në Maqedoninë e Veriut. Andaj edhe përgjigja e qytetarëve, veçanërisht e pjesës më vitale, rinisë, po e shohim çdo ditë, është ikja masive nga ky vend. Pra janë edhe këto 100 ditë që nuk sollën asgjë të re në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. U vërtetuan dilemat e Aleancës për Shqiptarët që e potencuam që në fillim, këto 100 ditë pamë paraburgime të reja di rezultat i krimit dhe korrupsionit në kupolën e Qeverisë. Fatkeqësisht janë shenja që nuk ofrojnë ndonjë shpresë në këtë vend./Zhurnal.mk

Related posts

Policët kërkojnë shtesa prej 200 euro në pagë

Gazetamax.mk

Komunikacion në akset rrugore nëpër rrugë të lagështa

Gazetamax.mk

Osmani: Do të punoj për heqjen e vizave me SHBA-në

Gazetamax.mk