GazetaMax
Lajme

Qeveria sot mbanë seancë

Shkup, 31 maj – Propozim-programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për përkrahje financiare në bujqësi për vitin 2022, i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të shqyrtohet sot në seancë të rregullt të Qeverisë, fillimi i së cilës u caktua për pasdite.

Në seancën e 49-të të Qeverisë duhet të shqyrtohet edhe Informata lidhur me miratimin e Planit për energji dhe klimë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë.

Një pjesë e rendit të ditës është edhe Informata për miratimin e Strategjisë kombëtare për luftë kundër mashtrimeve dhe mbrojtja e interesave finanaciare e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2022-2025 me plan veprimi për zbatimin e saj, të përgatitur nga Ministria e Financave.

Nga Qeveria paralajmërojnë se për konkluzionet dhe vendimet nga seanca, opinioni do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.

Related posts

Reis Ulema priti në vizitë Dr. Mexhit Osmanin – Imam në Romanson të Zvicrës

Gazeta Max

Kuvendi për pasdite caktoi vazhdime të tre seancave

Gazeta Max

Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO veprojnë në dëm të qytetarëve

Gazeta Max