GazetaMax
Lajme

Qytetarët e Maqedonisë në celular bisedojnë mesatarisht 4 orë në muaj

Shkup, 29 shtator – Në tremujorin e parë të këtij viti, abonentët e celularëve kanë iniciuar mesatarisht 103.38 thirrje në muaj, ndërsa biseda mesatarisht 243.67 minuta. Pjesa më e madhe e bisedave kryhen në rrjetin e tyre celular dhe arrijnë në 157.74 minuta (64.74 për qind). Trafiku drejt rrjeteve të tjera celulare në vend është dukshëm më i ulët dhe arrin në 80,98 minuta (33,23 për qind).

Sipas të dhënave të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AKE), në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë dhe të katërt të vitit të kaluar, vërehet një rënie e volumit të trafikut drejt të gjitha destinacioneve.

Raporti i AKE-së për zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike në tremujorin e parë të këtij viti tregon se numri total i abonentëve aktivë në telefoninë celulare është 1.920.834, që paraqet një rënie prej 1.06 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kur u regjistruan 1.941.352. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, megjithatë, ka një rritje prej 2.61 për qind.

Deri më 31 mars të këtij viti, në vend kishte 1.403.888 abonentë me qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjeteve celulare (2G/3G/4G), ose me 0.92 për qind më pak krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Nga ana tjetër, me qasje në internet me shtrirje të gjerë janë regjistruar 499.331 abonentë, pra një rritje prej 0.11 për qind krahasuar me tremujorin e katërt nga viti 2021, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, numri i abonentëve aktivë është rritur me 4,53 për qind.

Përqindja e operatorëve celularë në tregun e telefonisë celulare sipas numrit të abonentëve aktivë më 31 mars të këtij viti tregon se A1 Maqedonia merr pjesë me 48,14 për qind, Telekomi i Maqedonisë merr pjesë me 47,45 për qind, Lajkamobajl ka pjesëmarrje prej 3,12 për qind, Robi me 1,22 për qind, ndërsa Green Mobile me 0,07 për qind.

Tek abonentët rezidencialë me postpejd në telefoninë celulare, ka një rritje prej 0.54 për qind nga tremujori paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë vërehet një rritje prej 3.67 për qind, biznesi shënoi rritje prej 0.12 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021 është vërejtur një rënie prej 2.05 për qind.

Vërehet një rënie e numrit të mesazheve SMS të dërguara krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021 është shënuar me 7,42 për qind. Në numrin total të mesazheve MMS të dërguara në tremujorin e parë 2022, ka një rritje prej 6,07 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës dhe një rënie prej 0,88 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.

Raporti i AKE-së tregon se në vend janë 426 255 abonentë fiks dhe mbi këtë bazë ka një rënie prej 4.6 për qind me bazë vjetore. Abonentët e telefonisë fikse rezidenciale janë 373.523, dhe abonentët e biznesit janë 52.732. Vëllimi i përgjithshëm i trafikut në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka shënuar rënie prej 6.15 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shënoi një rënie prej 20.24 për qind. Sa i përket numrit total të thirrjeve dalëse krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, vërehet një rënie prej 9.27 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, numri i thirrjeve është ulur me 15.43 për qind.

Në numrin e përgjithshëm të linjave fikse, pjesëmarrja e Telekomit të Maqedonisë është 52,52 për qind, ndërsa nga operatorët/ofruesit alternativë të shërbimeve, A1 Maqedonia ka peshën më të madhe me 41.07 për qind, e ndjekur nga: Robi (4,31 për qind) dhe Neotel (2,10 për qind).

Nga 83 subjekte të njoftuara në të dhënat zyrtare të AKE-së, 79 subjekte kanë ofruar shërbime të transmetimit të të dhënave në tremujorin e parë të vitit 2022.

Në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 430 119 abonentë të shërbimeve dhe paketave televizive, që është një rënie prej 4.60 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 450 865. 211 348.

Related posts

Superekspertiza për “Llaskarcën” nxiti përplasje të ashpra në gjykatë

Gazetamax.mk

Nuk ka pengesa, të gjitha fluturimet në aeroport vijojnë sipas orarit

Gazetamax.mk

LAJMI I FUNDIT/Alarm për bombë në Paris, evakuohet godina e Ministrisë së Financave

Gazetamax.mk