GazetaMax
LAJME

Radev dhe Petkov në takim me Makronin, a do të bisedohet edhe për Maqedoninë e Veriut?

Sofje, 31 maj – Presidenti dhe kryeministri bullgar Rumen Radev dhe Kiril Petkov, së bashku me përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, së shpejti do të vizitojnë Parisin, ku do të takohen me presidentin francez Emanuel Makron, i cili do të paraqesë propozimin për të hequr veton e Sofjes për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të vendit në BE, njoftoi BGNES, duke cituar burime në partitë anëtare të koalicionit qeverisës bullgar.

Sipas burimeve të agjencisë bullgare të lajmeve, vizita u njoftua në një sesion të Këshillit konsultativ të sigurisë kombëtare të Bullgarisë të mbajtur të premten, duke u fokusuar në marrëdhëniet e Sofjes me vendin.

Në seancën e Këshillit, përfaqësuesi i qeverisë bullgare informoi se Qeveria kishte marrë premtim nga Parisi se “të gjitha kërkesat bullgare do të përfshihen në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe se zbatimi i tyre do të garantohet personalisht nga Makroni”.

“Kjo në praktikë do të thotë se ne i besojmë plotësisht Makronit, por në të njëjtën kohë rrezikojmë të biem në një kontest dekadësh, sepse secili nga shtetet anëtare do të jetë në gjendje të bllokojë çdo vendim. Do të jetë kontest i pafund dhe ne nuk duam një variant turk”, tha një nga burimet e BGNES, pjesëmarrëse në seancën e Këshillit.

Sipas një pjesëmarrësi tjetër në seancën e Këshillit, plani francez përmban propozime që nuk janë plotësisht të qarta dhe nuk është aspak e sigurt që Komisioni Evropian mund të japë garanci për zbatimin e tyre në të ardhmen.

Burimet thonë se Franca po këmbëngul për një zgjidhje të tillë “për shkak të dëshirës së Ukrainës për të nisur bisedimet e anëtarësimit në BE”, që do të ishte një sinjal shumë i keq nëse Kievi merr një ftesë dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vazhdojnë të presin. Plani i Makronit duhet të jetë gati përpara takimit të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, por fillimisht duhet të miratohet nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare, tha burimi.

“Bullgaria shumë më tepër se vetë RMV, për të mos përmendur Francën, e cila ishte e para që bllokoi RMV-në, dëshiron që autoritetet në Shkup të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Zgjidhja është e mundur dhe mund të gjendet shumë shpejt, mjafton të ketë një vullnet minimal nga delegacionet e dy ministrive të Jashtme”, shton një nga burimet e BGENS.

Related posts

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me ministrinë për Vetëqeverisje Lokale

e-max

LSDM: Dështoi edhe një skenar i VMRO-së dhe Levicës për shkaktimin e incidenteve

e-max

Kasami kërkoi dorëheqjen e drejtoreshës së Gjimnazit, reagon këshilltari i BDI-së Osmani

e-max