GazetaMax
LAJME

Kasami kërkoi dorëheqjen e drejtoreshës së Gjimnazit, reagon këshilltari i BDI-së Osmani

Duke u thirrur në emrin e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, Sedat Sulejmani ka telefonuar drejtoreshën e Gjimnazit të Tetovës, Teuta Kamberin Llalla dhe të njëjtës i ka kërkuar që deri të hënën, sot, të jap dorëheqje.

Këtë, siç thotë Kamberi Lalla e ka bërë duke refuzuar të japë shkaqet pse duhet ajo të japë dorëheqje dhe duke refuzuar që paraprakisht ajo të takohet me Kasami.

“Sapo u hap biseda, nga zotëri Sedati u kërkua nga unë dorëheqja në emër të kryetarit të Komunës. Në ato momente unë kërkova sqarim dhe kërkova takim me kryetarin e Komunës”, tha Kamberi Llalla.

Ajo tha se Kasami nuk ka pranuar të takohet me të dhe prandaj ka deleguar Sulejmanin.

Ky i fundit i ka caktuar ditën e hënë afatin e fundit kur duhet të deponojë dorëheqjen.

“Jo, nuk gjej arsye para vetes për të deponuar dorëheqje”, tha ajo duke hedhur dyshime se ka mundësi që Kasami të mos e dijë se Sulejmani vepron në këtë mënyrë në emër të tij.

PëR Këtë ngjarje ka reaguar këshilltari i BDI-së në Komunën e Tetovës, Blerim Osmani, i cili dënon këtë akt dhe kërkon nga udhëheqësia aktuale e komunës sqarime.

“Larg duart nga institucionet!
Larg politikave ditore në Komunën e Tetovës të militantëve partiakë të Lëvizjes Besa dhe koalicionit të tyre, të cilët për ambicie të paskrupullta ushtrojnë mobing dhe revanshizëm politik ndaj drejtorëve të shkollave dhe të punësuarve në administratë.
Dënojmë këtë lloj sjellje dhe kërkojmë nga udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës të sqarohet se në çfarë cilësie ish funksionarë që shfrytëzojnë apanazhë sillen si kapadahi, japin urdhëra dhe ushtrojnë pushtet në Komunën e Tetovës?!!!
Komuna është e Tetovarëve…” ka shkruar Osmani përmes Facebook.

Related posts

Gjykata Kushtetuese sot diskuton për “dita e diel ditë jo pune”

e-max

Vazhdon seanca parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

e-max

Pa ujë shfrytëzuesit e rrugës Fushë Tophanë

e-max