GazetaMax
LAJME

Rama me makinë, Vuçiç me çarter dhe Abazoviç me helikopter! Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Ohër

Ohër, 7 Qershor – Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje.

Në një video të publikuar, kryeministri shfaqet teksa zbret nga makina e tij. Kreu i qeverisë së Shqipërisë zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Siç kemi raportuar më herët, ai ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit. Abazoviç mbërriti në Ohër përmes një helikopteri.

Atje mbërriti edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb zgjodhi të shkonte përmes një avioni çarter.

Në Ohër pritet që të miratohen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.

Related posts

LSM: Gjykatësit kushtetues të refuzojnë iniciativën për heqjen e “të dielës ditë jo pune”

e-max

Mitreski: Dështojnë bllokadat e VMRO-së në Kuvend, do të miratohet rebalanci i buxhetit

e-max

Vazhdon debati për gjykatësit e rinjë kushtetues

e-max