GazetaMax
Lajme

Ramadan Morina dyshohet se ka kryer krime lufte kundër shqiptarëve së bashku me forcat serbe

Drejtësia vonon por nuk harron, thuhet. Në Gjermani ka pasur procese e denime për krime gjatë Luftës së Dytë Botërore deri para pak vitesh, që do të thotë se ata që kanë kryer krime lufte nuk duhet të flejnë kurrë të qetë.
Ndaj është mirë që të dyshuarit për krime në Kosovë po nxirren gjithnjë e më shpesh para drejtësisë.
Sdq, sot është nxjerrë para organeve të drejtësisë i dyshuari për krime Ramadan Morina. Ai dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile, në Burim të Malishevës, që ka kryer së bashku me forcat serbe.
Arrestimi i tij është bërë këtë javë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës. Ai po jetonte në Serbi dhe ishte me profesion taksist.
Në ditët në vijim pritet të bëhen publike të dhëna të tjera më të detajuara. Prokuroria pohon se gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.
Ramadan Morina është natyrisht i pafajshëm sipas ligjit, deri sa juridikisht nuk dëshmohet fajësia e tij.

Related posts

Çarja e raportev: Moska i kërkoi Beogradit qëndrim zyrtar për shitjen e armëve serbe në Ukrainë

Gazeta Max

Sulm ajror rus në Kharkiv: Tre të vrarë dhe 17 të plagosur, përfshirë një fëmijë

Gazeta Max

Xhaferi – Fajon: Qëllimi real është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Gazeta Max