GazetaMax
Lajme

Ramadani: Shkurja me lista të veçanta nuk është vendim i ri, e kemi plasuar nga tetori vitit të kaluar

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se vendimi për të shkuar me lista të veçanta në zgjedhje nuk është vendim i ri por daton nga tetori.

“Ne si subjekt realizojmë takime mujore të rregullta, mbrëmë ftuam edhe kryetarët e degëve dhe si konstatim i asaj mbledhje ishte që ne si ASH të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë në çdo komunë shqiptare. Ky nuk është vendim i ri, ne këtë e kemi kumtuar nga tetori i vitit të kaluar. Partnerët e koalicionit e kanë ditur, ky është qëndrim i kamotshëm i joni si Aleancë për Shqiptarët”, tha Blerant Ramadani.

Ai shtoi tutje që në takimin e mbrëmshëm mes tjerash është diskutuar edhe çështja e sondazheve që qytetarët të zgjedhin cili kandidat duhet të garojë.

“Çdo subjekt politik brenda koalicionit kishte preferencat e veta për kandidat ideja jonë ishte që përmes një apo dy sondazheve të pavarura dhe figura më e pëlqyer brenda koalicionit ta merrte stafeten”, përfundoi Ramadani.

Related posts

Kryeministri Xhaferi shtroi iftar!

Gazeta Max

ASH dënon aktin vandal të djegies së veturës së zëvendëskryeministrit Artan Grubit

Gazeta Max

Edukatorja në një çerdhe e kërcënon 4-vjeçarin se do ta mbyll ne bodrum, nëna e raporton rastin në polici

Gazeta Max