GazetaMax
Lajme

Ramadani: Shqiptarët shumë lehtë i kuptojnë lojërat e Mickoskit

Shkup, 17 maj – VMRO-DPMNE-ja opozitare, planifikon në listat e ardhshme për deputetë të ketë dhe kandidatë shqiptarë. Lideri i partisë, Hristijan Mickoski thotë se është në kontakt me shqiptarë dhe kandidatë potencialë nga bashkësi tjera etnike. Ai potencon se VMRO në zgjedhjet e ardhshme ka për qëllim të fitojë së paku 61 deputetë, ndërsa prioritet për partneritet do të ketë opozita shqiptare, informon Zhurnal.

Për analistin politik dhe ish deputetin, Ismet Ramadani, ky paralajmërim është i mirë, por gjithsesi demagogjik që shumë vështirë që mund të kalojë te shqiptarët.

“Mickoski shpesh herë trajnon veten me retorikë të tillë, kinse do të propozonin kryeministër shqiptarë me përzgjedhje të tij, sikur të harojë se shqiptarët ia lexojnë mendimet që nuk i thotë zëshëm. Shqiptarët nuk janë në nivel të mendimit të mos kenë përgjigje për lojërat e tij me fjalë. Mickoski e di pse e bënë këtë, njeriu ka presion që të shpëtojë shoqërinë e tij nga përndjekja e drejtësisë”, sqaron Ramadani.

Për atë sa VMRO-DPMNE ka potencial koalicionues me partitë shqiptare, pasi përpjekja e tyre që të krijojë Qeveri me Alternativën, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa nuk pati sukses, sipas tij, partia e Mickoskit po lufton për çfarëdo koalicioni vetëm e vetëm që të vijë në pushtet.

“VMRO-DPMNE që të mos digjet nga dëshira që të kthehet në pushtet, po lufton që të bëjë ndonjë koalicion me ndonjë parti nga blloku opozitar shqiptar. Kjo dha pak rezultate në zgjedhjet lokale. Por, nuk duhet të harrojmë se kapaciteti koalicionues në zgjedhjet parlamentare diktohet nga atashetë strategjike dhe gjeopolitike. Në këtë pjesë dallimet me partitë shqiptare janë evidente. Partia e Mickoskit, gjegjësisht e Gruevskit, duhet qartë të përcaktohet për marrëveshjen e Ohrit, për marrëveshjen e Prespës, qasjen ndaj marrëveshjes me Bullgarinë dhe vlerat euroatlantike. Nëse shtojmë dhe “të Majtën” si partner i tyre, atëherë edhe më vështirë se mund të koalicionohet me parti shqiptare. Kishte një tentim të tillë por e pamë si përfundoi”, thotë ai.

Related posts

Editorial: ASH, drejtë një reforme të thellë, apo fundosje! / Edhe Alternativa ka përçarjet e veta!

Gazetamax.mk

Ekonomia dhe mbrojtja në fokus të dialogut strategjik me SHBA-në

Gazetamax.mk

Në 24 orët e fundit prodhohen 16.189 MWh energji elektrike

Gazetamax.mk