GazetaMax
Ballina

Raportet me Bullgarinë/ Shefi i diplomacisë, Osmani nuk lejon ultra nacionalistët ta prishin atë që po e ndërton diplomacia

„Një re është lëshuar në atë që kemi tentuar ta bëjmë 6 muajt e kaluar dhe ta kthjellim ambientin para nesh. Por, nuk mund të lejoj që kjo ta prish tërë procesin. Nuk mund të hy në defetizëm dhe të them- mjaftë është, i ndërprejmë bisedimet. Sepse, pas një kohe prap do të duhet të ulemi dhe të bisedojmë”.

Kështu iu është drejtuar Shefi i diplomacisë mediave, sot, në brifingun e rregullt javor që e mbanë në hapësirat e MPJ-së.

Nga gazetarët e vendit Osmani është kritikuar se pse nuk ia kthen Bullgarëve me retorikën e njëjtë.

Kryediplomati Osmani është decid se vendi nuk duhet të bie pre e provokimeve, duke theksuar se ngjarjet e fundit me hapjen e Shoqatës “Vanço Mihajllov” në Manastir kanë lënë njollë në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ai tha se ka qenë në Manastir me qëllim mos lejimin e kidnapimit të raporteve korrekte të krijuara deri më tani, sepse, sipas tij, atje kishte njerëz që kishin ardhur edhe për të provokuar, por kishte edhe prej atyre që kishin ardhur për ta “qetësuar topin”.

“Unë nuk reagoj në bazë të emocioneve, por në bazë të strategjisë, kurse strategjia parasheh mbrojtjen e interesit shtetëror”, tha më tej ministri Osmani.

Kryediplomati Osmani porositi politikanët në vend të mos e përdorin situatën për të fituar politikisht dhe të nxisin ndasi etnike në vend.

Related posts

“Një helikopter me oficerë të NATO-së erdhën me na e uru fitoren” – Agim Çeku tregon momentin kur e kuptuan se kanë fituar luftën

Gazeta Max

Pas Capital T, një tjetër artist takon Ronaldon

Gazeta Max

Bakllava me arra për Bajram nga Afërdita Zogaj-Bazaj

Gazeta Max