Reagime të shumta për blerjen e rrjetit social Twitter nga Elon Musk

Elon Musk arriti një marrëveshje për ta blerë Twitterin për rreth 44 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, i cili është gjithashtu personi më i pasur në botë, ka theksuar më parë se dëshiron të blejë këtë rrjet social sepse mendon që është një platformë që e kufizon “fjalën e lirë”. Ai beson se Twitter duhet të transformohet si një kompani private në mënyrë që të krijojë besim me përdoruesit.

“Liria e fjalës është themeli i demokracisë dhe Twitteri është një treg digjital ku diskutohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit. Unë gjithashtu dua ta bëj Twitterin më të mirë, duke e përmirësuar atë me veçori të reja, duke bërë algoritme besimi me burim të hapur, duke mposhtur robotët dhe duke e konfirmuar autenticitetin e gjithë njerëzve. Twitter ka potencial të madh – mezi pres të punoj me kompaninë dhe komunitetin e përdoruesve për ta hapur atë,” shkroi Musk.

Biznesmeni i cili e gëzon një pasuri prej 276 miliardë dollarësh i ka premtuar një seri ndryshimesh, duke filluar nga lirimi i kufizimeve të përmbajtjes e deri te fshirja e llogarive.

Pas lajmit të arritjes së marrëveshjes për blerjen e Twitterit, një numër i madh i personaliteteve të famshme reaguan në këtë rrjet social, duke i shfaqur pakënaqësitë e tyre, raportoi të martën portali “NME”. Në mesin e tyre ishin: Ellie Goulding, Jameela Jamil, Scooter Braun, Kevin Jonas, Questlove, Ice Cube dhe të tjerë.

Të fundit në përqindje