GazetaMax
Lajme

Reagon BDI – Tetovë: Kryetari i komunës dhe NPK Tetova po braktisin punëtorët – Kush mban përgjegjësi?

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetova kanë tre muaj pa paga dhe 14 muaj pa sigurim shëndetësor. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi – është një skandal që tregon dështimin e plotë të menaxhimit komunal dhe neglizhencën e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Si është e mundur që një ndërmarrje publike të zhytet në kaos financiar, ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa dhe tarifat për shërbimet komunale? Ku janë paratë e destinuara për pagat e punëtorëve? Kush është përgjegjës për këtë katastrofë sociale?

Kryetari Bilall Kasami dhe administrata e tij nuk mund të fshihen pas justifikimeve boshe. Kjo situatë është pasojë e një keqmenaxhimi të vazhdueshëm dhe një mungese totale të llogaridhënies. Në vend që të zgjidhin krizën, ata kanë lënë punëtorët dhe familjet e tyre në mëshirë të fatit.

Kërkojmë përgjegjësi!

Kërkojmë transparencë!

Punëtorët nuk mund të trajtohen si skllevër, dhe qytetarët e Tetovës nuk mund të mbeten peng i paaftësisë dhe papërgjegjësisë institucionale. Nëse kryetari i Komunës nuk është në gjendje të sigurojë pagat dhe të drejtat bazë të punëtorëve, atëherë është koha të pranojë dështimin dhe të marrë pasojat!

Related posts

Të vërtetat (e survejuara) mbi ilegalen shqiptare

Gazeta Max

Hetimi i Kongresit/ Redfield: Virusi doli nga laboratori, prandaj më hoqën

Gazeta Max

Dritë jeshile nga Këshilli i BE-së për nënshkrimin e Fronteks me Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max