GazetaMax
SPORT

Zyrtare: Rikuperohet Chiesa, kthehet në skuadrën e Juventus

Federico Chiesa më në fund është kthyer nga lëndimi i tij.
Një prej lojtarëve më premtues në futbollin italian aktualisht, Chiesa do të jetë në shërbimet e Massimiliano Allegri duke filluar nga sonte.
Në listën e publikuar nga Allegri me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj PSG, figuron edhe emri i Chiesa.

Kjo është hera e parë që sulmuesi përfshihet në skuadër, që nga data 9 janar.
Chiesa vuajti nga një lëndim i gjatë dhe gjasat janë minimale që ai të startojë sonte.
Mbetet të shihet nëse Allegri do t’i jap ndonjë minutë atij, në një ndeshje ku Juve s’mund të arrijë kualifikimin, por lufton për Europa League.

Related posts

Roma dhe PSG avancojnë në bisedime për Wijnaldum

e-max

Neymar e udhëheq PSG drejt fitores së thellë ndaj Montpellier

e-max

Edhe një largim nga Fc Shkupi, dorëhiqet drejtori sportiv Omer Bunjaku

e-max