GazetaMax
Kuriozitete

Real Madrid fiton spektalin në “Santiago Bernabeu”, eleminon Chelsean

Real Madridi marshon tutje – Chelsea bëri rikthim të madh, por goli i Benzemas në vazhdime nderoi mbretërit.
Ndeshja kthyese e çerekfinales mes Real Madridit dhe Chelseat doli të jetë spektakël në vete, ku anglezët edhe pse fituan 3-2, u eliminuan nga mbretërit që kishin fituar ndeshjen e parë 3-1.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese kishte të njëjtin rezultat 3-1 për anglezët, duke dërguar këtë përballje në vazhdime.
Golin e parë e shënoi Mason Mount në minutën e 15-të për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë Chelsea arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan Antonio Rudiger duke quar rezultatin në 2-0.
Chelsea nuk u ndal dhe gjeti golin e tretë fillimisht me Marco Alonson në minutën e 63-të, por që u anulua për një prekje me dorë të spanjollit.
Por edhe pas golit të anuluar anglezët ishin në nivel më lartë dhe në minutën e 75-të, Timo Werner merr një top në hyrje të zonës, kalon David Alaban dhe Casemiron për të shënuar për 3-0.
Kur u duk që londinezët do të kalojnë tutje, Luka Modric dha një asistim të bukur të Rodrygo që shënoi për 3-1 në minutën e 80-të.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ku të dy skuadrat kishin gjasa të barabarta për të kaluar tutje.
Me të filluar vazhdimet Real Madridi u kthye në epërsi me rezultat të përgjithshëm prej 5-4.
Një pasim i Vinicius Junior gjeti Karim Benzeman që me kokë shënoi për 3-2.
Pas goli të pranuar Chelsea kishte dy raste të mira me Hakim Ziyech dhe Kai Havertz, por goditjen e njërit e priti Courtois, ndërsa tjera shkoi jashtë porte.
Pas 120 minutash, Real Madridi bën një vend në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4, ndërsa do të takohet me fituesin e takimit, Atletico Madridi – Manchester City.

Related posts

Vaji i rozmarinës: Si ta përdorni siç duhet dhe kur duhet të keni kujdes

Gazeta Max

Kjo ishte përplasja në mes Tuchel dhe Contes, pas ndeshjes

Gazeta Max

Shqipëria sfidohet sot nga Gjeorgjia në ndeshjen që Edy Reja do të synojë taktika të reja

Gazeta Max