GazetaMax
Lajme

Rebalanci i buxhetit, do të shkurtohen edhe 100 milionë euro

Shkup, 18 Maj – LSDM, përmes institucioneve të cilat i udhëheq, mbetet e përkushtuar për menaxhim të përgjegjshëm të financave publike me qëllim të sigurimit të mjeteve shtesë për ndihmë dhe mbështetje për qytetarët.

Më një ribalanc të Buxhetit për vitin 2022, do të shkurtohen edhe 100 milionë euro të tjera kosto joproduktive.

Ky reduktim i kostove joproduktive dhe i kursimeve do të lirojë fonde për financimin e masave të reja për qytetarët dhe kompanitë për të kapërcyer pasojat e krizës ekonomike globale.

Një paketë masash me vlerë 400 milionë euro tashmë po zbatohet për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive.

Me uljen e TVSH-së në zero për qind për ushqimet bazë, uljen e akcizës për karburantet, subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, janë ulur kostot e familjeve në baza mujore.

Related posts

Një vit nga vendimi për ndalimin e qeseve të plastikës, mjedisi aspak nuk është më i pastër !?

Gazeta Max

Petrovska: NATO diskuton për rritje shtesë të buxheteve ushtarake

Gazeta Max

EDITORIAL / Heqja e vetos në funksionimin e BE-së do të lejojë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor!

Gazeta Max