GazetaMax
LAJME

Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Shkup, 25 shtator – Në organizimin e SOS Fshatit të Fëmijëve, sot do të mbahet një garë humanitare IT, në të cilën do të marrin pjesë punonjës nga kompanitë e IT-së.

Gara do të fillojë në orën 09:00 nga shtegu i biçikletave në kejin e Vardarit pranë hotelit “Aleksandar Palas”, dhe do të përfundojë në parkun Avionçe në  Lisiçe të Re rreth orës 12:00.

Në fund të garës do të mbahet një aktivitet njëorësh, qëllimi i të cilit do të jetë afrimi i pjesëmarrësve në garë me fëmijët dhe të rinjtë e mbështetur nga SOS Fshati i Fëmijëve.

Për shkak të garës në kryeqytet, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vendoset një regjim i veçantë qarkullimi.

“Rruga e lëvizjes shtrihet përgjatë një pjese të shtegut të biçikletave në kejin e lumit Vardar, duke filluar nga ura e Vardarit në Bul. “8 Shtatori”, afër hotel “Aleksandar Palas”, deri te ura e Vardarit në bul. “Kiro Gligorov”, në afërsi të hotelit “Hilton”, njofton MPB.

Related posts

Kërkesa e Britanisë së Madhe që krahas Ukrainës edhe Ballkani Perëndimor të ketë mbështetjen për mbrojtje nga Rusia, flasin ekspertët

e-max

Edhe pse e paralajmëruar deri në fund të vitit, kontrata kolektive nuk është nënshkruar – Kush e ka fajin?

e-max

“Përforcimi në krizë: roli i politikave” – konferencë e BP dhe BEI për 30 vjet pavarësi monetare

e-max