Regjistrimi 2021: Më shumë se një e treta e banesave në vend janë të pabanuara

Shkup, 5 qershor – Nga gjithsej 839 174 banesa, 531 987 banesa ose 63,4 për qind janë të banuar, ndërsa 307 187 banesa ose 36,6 për qind janë të pabanuara. Sipërfaqja e përgjithshme e përdorur e banesave të banuara është 55 212 163 m2, derisa e të pabanuarave është 27 850 636 metra katrorë. Në mesatare banesat e banuara kanë nga 103 metra katrorë, derisa ato të pabanuara në mesatare janë nga 90 metra katrorë.

Këtë e tregon seti i tretë i të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesavе, 2021, i publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas rajoneve më së shumti banesa të zbrazëta ka në Rajonin jugperëndimor ku nga gjithsej 51 348 banesa më shumë se gjysma janë të pabanuara. Më së paku banesa të zbrazëta ka në Rajonin e Shkupit, ku nga 243 252 banesa, 29 për qind janë të zbrazëta ose 70 094.

Nga komunat e Shkupit më së shumti banesa të zbrazëta ka Qendra – 10 865 ose mbi 40 për qind nga numri i përgjithshëm, e më së paku banesa të zbrazëta ka Çairi – 22,5 për qind nga gjithsej 17 771 banesa. Është interesante se për 20 vite në Qendër numri i banesave është rritur për mbi 30 për qind, derisa në Çair për vetëm 3,62 për qind.

Në vend zyrtarisht ka 34 qytete. Prej tyre tetë janë të mëdha me mbi 50 mijë banorë, 18 janë të mesme me ndërmjet 10 dhe 50 mijë banorë dhe tetë janë të vogla me nën 10 mijë banorë.

Një e treta e banesavе në të gjitha qytetet e mëdha në vend janë të zbrazëta

Kumanova, që është qyteti i dytë për nga madhësia në vend me 98 104 banorë ka rreth 12,5 mijë banesa të zbrazëta ose 33 për qind të numrit të përgjithshëm. Njëjtë si ky është edhe Manastiri, i cili me 85 164 banorë është qyteti i tretë për nga madhësia në vend dhe ka mbi 16 mijë banesa të zbrazëta ose 36,7 për qind.

Ngjashëm është edhe në qytetet tjera të mëdha në vend Tetova (84 770 banorë) ka 9 747 banesa të zbrazëta ose 32,3 për qind, Prilepi (69 025 banorë) ka mbi 11 mijë banesa të zbrazëta ose 33,5 për qind, Gostivari (59 770 banorë) ka mbi 12 mijë banesa të zbrazëta ose 44 për qind, Ohri (51 428 banorë) ka 17 820 banesa të zbrazëta ose 53 për qind dhe Struga (50 980 banorë) ka mbi 10 mijë banesa të zbrazëta ose 45 për qind të numrit të përgjithshëm të banesavе të pabanuara.

Rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të banesave janë të zbrazëta edhe në Kërçovë (39 669 banorë) ku ka thuajse 13 mijë banesa të zbrazëta, Kriva Pallanka (18 059 banorë) ka mbi  5 mijë banesa të zbrazëta, Berova (10 890 banorë) thuajse pesë mijë banesa të zbrazëta dhe Resnja (14 373 banorë) ka mbi katër mijë banesa të zbrazëta.

Në Strumicë (49 995 banorë) ka mbi tetë mijë e gjysmë banesa të zbrazëta, Koçana (31 602 banorë) ka mbi shtatë mijë banesa të zbrazëta, Radovishi (24 122 banorë) ka thuajse katër mijë banesa të zbrazëta, Gjvegjelia (21 582 banorë) ka mbi tre mijë e gjysmë banesa të zbrazëta dhe Shën Nikolla (15 320 banorë) dhe Vinicë (14 475 banorë) kanë mbi  2 600 banesa të zbrazëta.

Në katër qytete të vogla janë të zbrazëta thuajse gjysma e banesavе – Kratova (7 545 banorë) ka thuajse tre mijë banesa të zbrazëta, Demir Hisari (7 260 banorë) ka mbi  katër mijë banesa të zbrazëta, Makedonski Brodi (5 889 banorë) ka 2 248 banesa të zbrazëta dhe Pehçeva (3 983 banorë) ka mbi  1 500 banesa të zbrazëta.

Rajoni i Shkupit ka 607 007 banorë dhe 243 252 banesa, nga të cilat 70 094 ose 29 për qind janë të zbrazëta

Më së shumti banesa të zbrazëta ka Komuna e Sopishtit, ku 60 për qind nga gjithsej 4 214 banesa janë të zbrazëta, derisa më së paku banesa të zbrazëta ka Haraçina, ku vetëm 578 banesa ose 20,5 për qind janë të pabanuara.

Qyteti i Shkupit ka 526 502 banorë dhe 213 850 banesa, nga të cilat 27,7 për qind janë të pabanuara. Nga  komunat e Shkupit më së shumti banesa të zbrazëta ka Qendra – 10 865 ose mbi  40 për qind nga numri i përgjithshëm, pas çka vijon Karposhi me 10 041 banesa ose 31 për qind nga numri i përgjithshëm i banesave në komunën. Më së paku banesa të zbrazëta kanë Çairi – 22,5 për qind nga gjithsej 17 771 banesa dhe Buteli – 22,8 për qind nga gjithsej 12 324 banesa.

Në 20 vitet e fundit numri i banesavе është rritur për 22,5 për qind. Rritje më të madhe ka në Aerodrom – 32,7 për qind dhe Qendër – 30,2 për qind. Rritje më të vogël në numrin e banesave ka në Çair – 3,62 për qind dhe Butel – 10 për qind.

Rajoni i Vardarit ka 138 722 banorë dhe 59 103 banesa, nga të cilat 17 453 ose 29,5 për qind janë të pabanuara. Është interesante se ky është rajoni i vetëm ku në 20 vitet e fundit numri i banesave është ulur edhe atë për 3,83 për qind.

Nga komunat e këtij rajoni më së shumti banesa të zbrazëta ka në Çashkë, ku mbi  58 për qind e banesavе janë të zbrazëta, e më së paku ka në qytetin më të madh në këtë rajon – Veles, ku të pabanuara janë 4 147 banesa ose 22,26 për qind e numrit të përgjithshëm.

Qyteti i dytë për nga madhësia në këtë rajon – Kavadari numëron 35 733 banorë dhe ndonëse në 20 vitet e fundit numri i banesave është ulur për mbi  1 400 ose 9,7 për qind, megjithatë rreth 27,5 për qind e banesavе në këtë komunë janë të pabanuara.

Rajoni juglindor ka 148 387 banorë dhe 74 588 banesa, nga të cilat 27 248 ose 36,5 për qind janë të zbrazëta.

Më së shumti banesa të zbrazëta ka në Dojran ku 68,3 për qind nga  gjithsej 3 147 banesa janë të zbrazëta. Ndonëse Më shumë se dy të tretat e banesavе janë të zbrazëta, numri i tyre në këtë komunë në njëzet vitet e fundit është rritur për mbi 32 për qind.

Në qytetin më të madh në rajon Strumicë në 20 vitet e fundi numri i banesavе është rritur për thuajse 25 për qind.

Rajoni Lindor ka 150 234 banorë dhe 84 324 banesa, nga të cilat 33 144 ose 39 për qind janë të zbrazëta.

Më së shumti banesa të zbrazëta ka Berova, ku nga 10 890 banesa 56 për qind janë të zbrazëta, ndërsa më shumë se gjysma e banesave janë të zbrazëta edhe në Pehçevë.

Në qytetin më të madh të këtij rajoni Shtip – janë të zbrazëta 31,5 për qind të banesave, ndërsa në Koçanë mbi 700 banesa ose 38,5 për qind të numrit të përgjithshëm.

Në 20 vitet e fundit edhe në Berovë edhe në Shtip numri i banesa është rritur për 22 dhe për 19 për qind.

Rajoni i Pellagonisë ka 210 431 banorë dhe 107 602 banesa, nga të cilat 41 671 ose 38,7 për qind janë të zbrazëta.

Në Manastir ka 16 063 banesa të pabanuara, e në Prilep 11,094, por në 20 vitet e fundit në këto qytete numri i banesavе është rritur për 15, respektivisht 10 për qind.

Më së shumti banesa të zbrazëta ka Demir Hisari, ku nga gjithsej 6 583 banesa, të zbrazëta janë 64 për qind.

Rajoni i Pollogut ka 251 552 banorë dhe 100 647 banesa, nga të cilat 39 140 ose 38,9 për qind janë të zbrazëta.

Në dy qytetet më të mëdha në rajon Tetovë dhe Gostivar për 20 vite numri i banesave është rritur për mbi 25 për qind, por megjithatë në Gostivar janë të zbrazëta mbi 12 mijë banesa ose 44 për qind, derisa në Tetovë të pabanuara janë një e treta nga gjithsej 30 167 banesa.

Rajoni verilindor ka 152 982 banorë dhe 68 580 banesa, nga të cilat 27 089 ose 39,5 për qind janë të zbrazëta.

Një e treta e banesavе në qytetin më të madh në rajon – Kumanova janë të zbrazëta. Ndonëse mbi 12 mijë e gjysmë banesa janë të zbrazëta, numri i banesave në Kumanovë në 20 vitet e fundit është rritur për 4 679 ose 12 për qind.

Më shumë se gjysma e banesavе janë të zbrazëta edhe në Kratovë, derisa në Kriva Pallankë mbi 5 mijë banesa ose 45 për qind nga numri i përgjithshëm janë të pabanuara. Megjithatë, në 20 vitet e fundit në Kriva Pallankë numri i banesavе është rritur për 18,6 për qind, ndërsa në Kratovë për 10 për qind.

Rajoni jugperëndimor ka 177 398 banorë dhe 101 078 banesa, nga të cilat 51 348 ose 50,8 për qind janë të pabanuara.

Në qytetin më të madh në Komunën e Ohrit, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të banesave ose mbi  17 mijë janë të zbrazëta. Në 20 vitet e fundit në Ohër numri i banesavе është rritur për rreth 5 mijë ose 15 për qind.

Në Strugë janë të zbrazëta mbi 10 mijë banesa ose mbi 44 për qind, ndërsa në Kërçovë thuajse 13 mijë banesa janë të pabanuara.

Të fundit në përqindje