GazetaMax
Galileo

Reklamat po vijnë në vetura?

Duket se disa prodhues veturash kanë gjetur një mënyrë tjetër për të fituar para.

Ecni nëpër qytet dhe do të bombardoheni me reklama. E njëjta gjë vlen edhe për drejtimin e një veture, ku “sulmoheni” nga tabela reklamuese të dizajnuara në mënyrë tërheqëse në anë të rrugës.

Nëse ndizni telefonin, kompjuterin ose televizorin, ju pret një situatë e ngjashme. Pra, pse të mos e bëni makinën tuaj një vend tjetër për reklama?

Duket se kjo është pikërisht ajo që ka menduar dikush në Ford, i cili së shpejti mund të fillojë të shfaqë reklama të personalizuara në sistemet info-argëtuese të modeleve të ardhshme.

Në muajin shkurt të vitit 2023, Ford aplikoi për një patentë teknologjike për një sistem të tillë në SHBA.

Së fundmi, ajo patentë është publikuar dhe tregon mundësinë e shfaqjes së reklamave në ekranin e sistemit infotainment të automjetit.

Por nuk ndalet me kaq – sistemi mund të luajë reklama mbi altoparlantët e veturës, si dhe të përshtatë reklama bazuar në itinerarin e udhëtimit, të dhënat historike të mbledhura rreth shoferit dhe madje edhe bisedat e pasagjerëve brenda automobilit.

Duke folur për Auto News, analisti i ABI Research Abu Miah shprehu shqetësimin se reklamat mund të shkaktojnë shqetësime sepse pronarët e automjeteve mund të ndjejnë se po u cenohet privatësia, gjë që mund të çojë në një perceptim negativ të markës.

Ford nuk ka konfirmuar ende nëse teknologjia e përshkruar do të zbatohet në të vërtetë në modelet e prodhimit.

Burimi: botasot.info

Related posts

Reddit tani më popullor se X (ish-Twitter) në Mbretërinë e Bashkuar, thotë Ofcom

Gazetamax.mk

Momenti i përplasjes së asteroidit në atmosferën e Tokës

Gazetamax.mk

​Microsoft: 600 milionë sulme kibernetike në ditë në mbarë botën

Gazetamax.mk