Reperja 15 vjeçare ëndërron që nje ditë të jetë në skenë me Dua Lipa

Si gjithmonë së bashku me familjen e saj ajo ka qenë në Kosovë pasi megjithëse ka lindur dhe jeton në Vjenë e viziton origjinën e saj Gjakovën. Po flasim për super talenten 15 vjeçare Lionella Jakaj e cila ka qenë e ftuar në programin e mengjësit në RTV21 ku me të folurën e saj siç prindërit e kanë mësuar dhe dukej shumë e thjeshtë dhe simpatike teksa fliste sikur të ishte rritur në Gjakovë, rrëfente për muzikën e saj dhe dashurinë për rrymën rrep. Nga të preferuarta e saj si Loredana dhe Tayna e deri te ëndrrat e saja për të ardhmen. Falë stilit të saj që ra në sy që kur mori pjesë nga “Voice Kids” në Gjermani ku mahniti të gjithë me rrepturën e saj ajo tashmë tregoi ka nisur dhe të publikojë këngët e saja të para në platformat e njohura dixhitale. Gjatë intervistës duke treguar të ardhmen e saj në muzikë Lionella kishte një dëshirë që të ngjitej në skenë me yllin Dua Lipa e pse jo të ishte e ftuar për të kënduar në Sunny Hill Festival. Por mbani mend mirë emrin e Lionella Jakaj pasi një ditë vërtetë do ta shohin lart e më lart duke shkëlqyer.