GazetaMax
Lajme

Rexhepi: Shpëtimi i Qeverisë nga mosbesimi, ishte gjëja e duhur

Shkup, 6 Tetor – Mua më ka përjashtu partia ime politike, kështu tha Kastriot Rexhepi në emisionin “Rruga Drejtë” në Alsat, duke thënë se partia e tij nuk ka pranuar që të ketë mbledhje të organeve.

“Partia ime më ka përjashtuar, duke mos pranuar as mbledhjen e organeve të sajë, as para veprimit as pas veprimit tim, për të dëgjuar argumentet e mia”, tha Kastriot Rexhepi.

Ai theksoi se kryetari i partisë së tij, e ka përjashtuar nga partia perms rrjeteve sociale.

Kastriot Rexhepi në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, në lidhje me bashkimin eventual të tij me ”grupin e zjarrit”, tha se me Izet Mexhitin ka patur gjithmonë raporte të mira, pavarësisht ndarjeve partiake.

Në këtë takim jemi takur me Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe mikun tim Alkon për kafe, por sigurisht edhe për situatën e krijuar politike, duke u siguruar që zhvillimet e fundit të mos kenë pasoja në rrugën integruese të vendit“, tha Kastriot Rexhepi.

Ai shtoi gjithashtu se Izet Mexhidi i ka qëndruar afër që nga momenti kur ka vendosur të mos votojë për rrëzimin e qeverisë vitin e kaluar dhe se në takimin e fundit kanë biseduar edhe për kalimin eventual në BDI.

Related posts

Gashi e mbajti koordinimin e parë të rregullt në përbërjen e re të Kuvendit

Gazetamax.mk

Lufta e Perëndimit në emër të shqiptarëve

Gazetamax.mk

Kreu i Bllagoevgradit për klubin maqedonas: Komuna nuk do ta zyrtarizojë këtë ngjarje private

Gazetamax.mk