GazetaMax
Lajme

Ribalansi para Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet

Shkup, 13 qershor – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet, si komision amë, sot e fillon debatin për ribalansin e Buxhetit.

Të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta lidhur me projeksionet iniciale të Buxhetit. Vlera e shpenzimeve të përgjithshme është 288,5 miliardë denarë ose për rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,2 miliardë denarë dhe janë për rreth gjashtë miliardë denarë më të ulëta në krahasim me planin për vitin 2022, por nga pushteti paralajmërojnë se do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellëve…

Rritja ekonomike është projektuar në 3,2 për qind që është ulje për 1,4 pikë përqindje në krahasim me projeksionet makroekonomike kur është krijuar buxheti, ndërsa shkalla e inflacionit është prjektuar në 7,2 për qind. Deficiti është planifikuar në nivel prej 42,7 miliardë denarë gjegjësisht 5,3 për qind të BPV-së që është për 9,1 për qind më shumë në krahasim me buxhetin fillestar. Deficiti dhe shlyeja e borxhit të jashtëm dhe vendor, siç është theksuar në prezantimin e ribalansit, do të financohet përmes huamarrjes nga tregu ndërkombëtar dhe vendor.

Në ribalansin e Buxhetit janë paraparë rreth 70 milionë euro për masa antikrizë, të cilat, siç paralajmërojnë përfaqësuesit qeveritarë në periudhën e fundit, do të targetohen ndaj atyre të cilëve u janë më se të nevojshme,

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë paralajmëroi amendament me të cilin kërkon në ribalansin e Buxhetit të sigurohen para për rritjen e pagave në sektorin publik për 2.806 denarë në neto vlerë.

Në afat të mesëm edhe krahas rreziqeve të pranishme dhe pasigurisë, siç theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në prezantimin e ribalansit, politika fiskale do të vazhdojë ndaj konsolidimit të mëtutjeshëm dhe rikonstruimit të shpenzimeve publike me ulje graduale të deficitit buxhetor dhe borxhit publik dhe nxitjes së aktivitetit ekonomik përmes shpenzimeve kapitale dhe investimeve infrastrukturore.

Related posts

Korridori 8 dhe 10 D/ Buzhala: Urime shqiptarëve të Maqedonisë për gjithë këto projekte të mëdha infrastrukturore

Gazetamax.mk

Zvicra i bashkohet fondit rajonal të sfidave, 9.7 milion CHF shtesë për financimin e projekteve në Ballkanin Perëndimor

Gazetamax.mk

Sjellje ksenofobik, thirret në Prokurori kryetar i Lëvizjes “Koncepti maqedonas”

Gazetamax.mk