GazetaMax
Kuriozitete

Ricciardo: Tashmë jam pajtuar, edhe nëse nuk jam në grid sezonin tjetër, është në rregull për mua

Daniel Ricciardo ka folur përsëri lidhur me të ardhmen e tij.
Ricciardo ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e McLaren duke filluar nga sezoni tjetër.
Megjithatë, piloti australian nuk ka gjetur akoma marrëveshje me ndonjë skuadër të F1. Për pilotin nuk do të jetë problematike edhe nëse mbetet një sezon jashtë garave.
“Tashmë e kam pranuar se nëse nuk jam në grid sezonin tjetër, jam në rregull me këtë”, ka thënë Ricciardo.
“E kam pranuar se nuk do të bëj gjithçka, ose skuadra ime nuk do të bëjë gjithçka vetëm për të më vendosur në grid nëse nuk është gjëja e duhur”, shtoi tutje anëtari i McLaren.
33-vjeçari nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm me McLaren. Ai është aktualisht i 17-ti në renditjen e përgjithshme në F1.

Related posts

Bellerin ndjen shqetësim, nesër do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Gazeta Max

Agim Ademi rizgjedhet kryetar i FFK-së edhe për katër vite!

Gazeta Max

Ricciardo: Nëse ma jepni një makinë të mirë, patjetër se do të fitoj

Gazeta Max