Raporti i këngëtares kosovare, Filloreta Raçi dhe Granit Canës që ishin pjesë e reality-show “Big Brother Albania VIP” është rikthyer sërish në vëmendje nga motra e ish-banorit, Genta Cana.
Së fundmi, Genta ishte e ftuar në emisionin e Robert Berishës, ku po flisnin për vëllain e saj, moderatori e përmendi emrin e Fifit.
E që, Genta u shpreh se Fifi “ndoshta edhe nuk e ka dashur” Granitin pasi sipas saj u krijuan disa pikëpyetje.
Biseda mes Robertit dhe Gentës:
Genta Cana: Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…
Robert Berisha: E donte edhe Fifi!
Genta Cana: E donte, e donte, po më duket se edhe ndoshta nuk e ka dashur sepse u krijuan disa pikëpyetje. Ata i dinë punët e tyre më mirë, sepse unë nuk guxoj të përgjigjem për asgjë sepse mi marrin për keq.
Kujtojmë se pas romancës së re të këngëtares, duket se dyshja kanë ruajtur raporte të mira shoqërore.
Për “Ftesë në 5”, Granit Cana tregoi se janë miq me këngëtaren, ndër të tjera ai tha se nuk e ka uruar ende Fifin për lidhjen e re, por zgjodhi t’i thotë disa fjalë publikisht.
“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, u shpreh Graniti.