GazetaMax
Lajme

Rikthehet në funksion sistemi “Sigurimi im”

FSSHRMV: Rikthehet në funksion sistemi “Sigurimi im”, institucionet shëndetësore dhe barnatoret kanë kontroll në sigurimin shëndetësor deri në datën e sotme.
Të nderuar,
FSSHM ju njofton se sistemi “Sigurimi im” funksionon për të siguruarit në tërë vendin, me çka për shkak të rregullimeve teknike, do të vendoset në funksion të plotë deri në fund të ditës.
Deri në këtë moment “Termini Im” i ka marrë të gjitha të dhënat deri me datën e sotme (20 shkurt 2023). Të gjitha kontributet e paguara të obligimeve janë të evidentuara në Terminin tim.
Kjo do të thotë se të gjithë punonjësit shëndetësor kanë mundësi ta kontrollojnë statusin e sigurimit në “Termini Im”.
FSSHRMV po punon në mënyrë aktive edhe në sistemin për pagesë të pagave, pushimeve të lehonisë dhe refundimeve të tjera. Jemi në pritje gjatë ditës së sotme të rikthehen edhe sistemet e tjera. Të gjitha informacionet menjëherë dhe në kohë do të shpërndahen me opinionin.

Related posts

67-vjeçari me iniciale Sh. D., duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve

Gazeta Max

Arinjtë ushqehen me ushqime speciale në periudhën e verës

Gazeta Max

Ahmeti: Ekonomia ka pësuar rritje, por tregon se njerëzit kanë mbetur të varfër

Gazeta Max