GazetaMax
Lajme

Rinia rreshtohet krah Albi Qamilit, bashkë për transformimin e Tetovës

Bartësi i listës për këshilltar komunal në Tetovë, Albi Qamili, sot e ka vazhduar fushatën me një aktivitet interesant në sheshin “Iliria”.

Ai se bashku me të rinjtë, aktivistët dhe kandidatët tjerë për këshilltarë shpërndau fletushka, programin zgjedhor, si dhe ujë e kafe.

“Sot në zemër të Tetovës kaluam një ditë plot energji, ide dhe bashkëbisedim me të rinjtë tanë të mrekullueshëm, me të cilët diskutuam për Tetovën që duam ta ndërtojmë bashkë”.

“Gjatë aktivitetit shpërndamë fletushka dhe programin tonë për mandatin 2025–2029, duke ndarë me qytetarët projektet konkrete që do ta çojnë Tetovën përpara. Patëm rastin të takojmë shumë qytetarë që na përshëndetën me fjalë të mira dhe na dhanë mbështetje për të vazhduar përpara. Në Kapitullin e Dytë për Tetovën na presin shumë gjëra të mira”, ka shkruar Albi Qamili në Facebook.

Ai falënderoi të rinjtë për energjinë dhe përkushtimin që po tregojnë në çdo aktivitet.

Related posts

Takim i Xhaferit me presidenten hungareze Novak

Gazeta Max

Dauti – shumicës parlamentare: Mos luani me inteligjencën e qytetarëve, lidhur me Ligjin për “Branietellat”

Gazeta Max

Ibrahimi: Është koha që zëri i shqiptarëve të kthehet në fuqi vendimmarrëse në Butel

Gazeta Max