GazetaMax
SPORT

Rodgers: Askush nuk përfiton nëse marrëveshja për largimin e Fofanës zvarritet

Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers thotë se ai dëshiron një zgjidhje të shpejtë për të ardhmen e Wesley Fofana, duke shtuar se askush nuk përfiton nëse “zvarritet”.
Chelsea e ka ndjekur qendërmbrojtësin prej javësh dhe duket se më në fund ka rënë dakord për një marrëveshje me Leicesterin me vlerë rreth 70 milionë funte.
Fofana u la jashtë skuadrës së dhelprave për humbjen e tyre në Chelsea të shtunën, pas së cilës Rodgers tha:
“Unë mendoj se është njësoj me çdo lojtar. Nëse ata vendosin se duan të lëvizin dhe e shohin të ardhmen e tyre diku tjetër, është gjithmonë më mirë të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Duhet të përgatisni një ekip dhe duhet ta zëvendësoni atë lojtar. Është normale – çdo trajner do t’ju thotë të njëjtën gjë. Nuk mendoj se i sjell dobi askujt nëse zvarritet”.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet më shpejtë marrëveshja në mes klubeve.

Related posts

Asensio te Milan? Ndodh e papritura

e-max

Chelsea shfaq interesim për Khvaraskhelian

e-max

Realit i shtohet konkurrenca, skuadrat e Premier League pas Mbappe

e-max