GazetaMax
Sport

Rodri përballet me një dëmtim të ri, jo aq të lehtë

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, do të jetë jashtë fushave të blerta deri të paktën në mesin e shtatorit, ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola.

Rodri pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Al-Hilal.

Ndërsa ka bërë përparim në stërvitje, Guardiola zbuloi se lojtari i kombëtares spanjolle nuk ka gjasa të jetë plotësisht i gatshëm para pushimit ndërkombëtar të shtatorit.
“Rodri po përmirësohet, por pësoi një dëmtim të rëndë kundër Al Hilal. Ai është stërvitur më mirë, shpresojmë që pas pushimit ndërkombëtar ai të jetë vërtet në formë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Shpresojmë që në këto ndeshje ai të mund të luajë disa minuta, por ajo që është e rëndësishme është që ai të mos ketë dhimbje sepse nuk duam që Rodri të kthehet i lënduar”.

“Ne përpiqemi me dëshpërim ta shmangim këtë. Ai është stërvitur dy seancat e fundit me ne dhe kjo është mirë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Related posts

Ofenzivë zvicerane për të marë një “Po” nga Leon Avdullahu

Gazeta Max

Barcelona me plan konkret, kërkon qendërmbrojtësin e Interit

Gazeta Max

Mexhiti: Mbështetje e BE-së për ajër më të pastër, Shkupit i dorëzuam gjashtë autobusë të rinj ekologjikë

Gazeta Max