GazetaMax
Kuriozitete

Rodriguez transferohet në Serie A

Gati për tu rikthyer në Europë: James Rodriguez transferohet në Serie A.
Pasi që ka luajtur në skuadra të mëdha si Real Madrid, James Rodriguez kërkon që të largohet nga Katari për tu rikthyer përsëri në Kontinentin e Vjetër dhe ka një mundësi të dyfishtë në Serie A.
Pas një sezoni të kaluar tek skuadra e Al Rayyan, kolumbiani tashmë dëshiron përsëri Europën dhe dy skuadrat italiane, Roma dhe Fiorentina janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit sulmues.
I pari që kërkoi transferimin e tij është Jose Mourinho i cili dëshiron ta shohë atë me fanelën e Giallorossëve.
Ndërkohë që oferta e dytë vjen nga Fiorentina e Vincenzo Italianos, i cili ka ringjallur skuadrën nga Firenze.

Related posts

Sot luan Bad News Eagles – ja ku mund ta ndiqni ndeshjen  

Gazeta Max

Formacionet e mundshme: Chelsea – Tottenham

Gazeta Max

Inzaghi pas humbjes: Duhet paraqitje perfekte ndaj një skuadre si Bayerni, nuk e kishim atë

Gazeta Max