Rogliç i bashkohet skuadrës NSN.

Pas tri vitesh te Red Bull, veterani Primozh Rogliç ka vendosur ta vazhdojë karrierën edhe për një vit.

37-vjeçari slloven ka nënshkruar kontratë me skuadrën NSN për sezonin 2027.

“Më pëlqejnë sfidat. Besoj se kam ende punë për të bërë – si në garat e çiklizmit, ashtu edhe me veten time”, është shprehur Rogliç në njoftimin e skuadrës së re.

Rogliç ka fituar katër herë garën Vuelta a España dhe një herë Giro d’Italia, ndërsa në vitin 2020 përfundoi në vendin e dytë në Tour de France.

Skuadra NSN, e cila ka licencë zvicerane, u krijua për sezonin 2026 nga ish-skuadra Israel-Premier Tech.

Burimi: botasot.info