GazetaMax
Kuriozitete

Ronaldo flet për Milanin dhe Interin – e zbulon ekipin e preferuar për ta fituar Scudetton

Milan apo Inter? Ronaldo e zbulon ekipin e preferuar për ta fituar Scudetton.
Legjenda braziliane, Ronaldo në një intervistë të gjatë për “Sky Sport”, ka folur për shumë tema, e prej tyre edhe për luftën për titull të kampionit në Serie A.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Real Madridit, Interit e Milanit thotë se po e ndjek me vëmendje kampionatin italian, ndërsa e zbuloi edhe favoritin e tij për ta fituar në fund Scudetton, shkruan “Gazeta Express”.
“Është një garë e bukur ndërmjet Interit, Milanit e Napolit, por Juventusi nuk duhet të përjashtohet asnjëherë. Interi është skuadra që po luan më mirë në këto momente. Shpresoj që ‘Nerazzurri’ ta fitojnë përsëri titullin”, deklaroi ish-futbollisti i njohur brazilian.
Aktualisht, Milani i ka dy pikë më shumë se Interi në tabelë, por edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Kohëve të fundit, “Rossoneri” kishin rënie të formës, e “Nerazzurri” ngritje.

Related posts

Napoli dhe Juve kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/2023

Gazetamax.mk

Bournemouth – Tottenham, formacionet zyrtare

Gazetamax.mk

Milan po e transferon yllin shqiptar që po bon namin në Seria A

Gazetamax.mk