GazetaMax
Lajme

Roth: BE-ja t’i mbajë premtimet, t’i liberalizojë vizat për kosovarët

Ish-ministri gjerman Roth: BE-ja t’i mbajë premtimet, t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
Ish-ministri gjerman për Evropën në qeverinë federale, Michael Roth, thotë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Roth është takuar me Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me të cilin ka biseduar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.
Roth gjithashtu ka thënë se BE-ja duhet t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“I nderuar Miroslav Lajcak, faleminderit për vizitën dhe punën tuaj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin evropës dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta: Të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe rendi e ligji janë të rëndësishme”, ka shkruar Roth.
Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim të vizave, ndërkaq vendet e rajonit e kanë marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja më shumë se një dekadë më parë.

Related posts

Bekteshi: Prodhuesit e bukës kanë detyrim ta prodhojnë dhe ta vendosin në qarkullim bukën me çmimin e ngrirë

Gazetamax.mk

‘Ju lutem, na mbështesni’, Klitschko kërkon armë për ta mbrojtur hapësirën ajrore ukrainase

Gazetamax.mk

Parkimi vend e pa vend shkakton kokëçarje për zjarrfikësit në Tetovë

Gazetamax.mk