GazetaMax
Adrenaline

Rrëfimi i Xhakës për shqiponjën e bërë ndaj Serbisë: Nuk duhej ta bëja, por ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshiroja askujt

Ishte viti 2018 dhe po zhvillohej Kampionati Botëror në Rusi, ku në të njëjtin grup ishte Zvicra me Serbinë.
Po flasim për dy shtete krejt të tjera, sikur mos të ishte përfaqësuesja helvetike e mbushur me futbollistë me rrënjë shqiptare.
Provokimi nuk ka munguar në asnjë moment nga serbët dhe në atë ndeshje dy futbollistët tanë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola për ta përmbysur Serbinë dhe për t’i siguruar tre pikë të mëdha Zvicrës.
Shënimi i golave nga dy futbollistët me prejardhje nga Kosova u festua me shqiponjën dy krenare dhe kaq mjaftoi që të bëhej kryetemë e mediave botërore.

Por jo vetëm futbollistët shqiptarë e bën shqiponjën me duar, pasi atyre iu bashkua edhe kapiteni Stephan Lichtsteiner dhe Xhaka e Shaqiri u dënuan edhe me nga një gjobë prej 10 mijë euro.
Gjithsesi e bukura ishte se dy shqiptarët gjunjëzuan Serbinë.

Katër vite pas asaj kohe, tani në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, Zvicra dhe Serbia janë sërish në të njëjtin grup, por duket se më nuk do të ketë festim me shqiponjë, edhe pse këto janë vetëm deklarata dhe në lojë emocionet mund të ndryshojnë.
Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Granit Xhaka thotë se nuk duhej ta bënte festimin me shqiponje.
“Po, ju kam dhënë gjithmonë histori të mira me Kombëtaren (qesh). Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen me Serbinë, përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, thotë Xhaka.

A ju pushtoi atmosfera dhe urrejta që është hedhur mbi ju? “E dini, unë kam pasur dy momente të rënda në karrierën time. Një në ndeshjen me Arsenalin ndaj Crystal Palace kur më sulmuan dhe atë në ndehsjen kundër Serbisë kur bëra atë gjest”, vazhdoi tutje Xhaka.
Ndërkohë Blick shkruan se emocionet e Xhakës janë të shpjegueshme, pasi babai i Granitit, Ragipi ishte i burgosur politik nga serbët për tre vite.
“Ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt. Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha 20-vjeçar, doja të dija çdo detaj. E pyeta dhe e pyeta derisa babai im iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”, vazhdoi tutje Graniti.

Jo vetëm Ragip Xhaka, por askush nga familja e Granitit nuk do të udhëtojë drejt Katarit për Botërorin. “Jo, babai qëndron në shtëpi. Askush nga fmailja ime nuk do të jetë në Katar”, thotë Xhaka.

Related posts

Eriksen refuzon kalimin te Manchester United

Gazetamax.mk

Tottenham nuk heq dorë nga lojtari që po e kërkon Barcelona

Gazetamax.mk

Alemany takohet me agjentin e Marcos Alonso, finalizimi i marrëveshje afër

Gazetamax.mk