GazetaMax
Lajme

Rrëfimi skandaloz i Llatas-it, Grubi: Dënoj ashpër fjalorin denigrues

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas i cili ka treguar në një intervistë se si ai me disa shokë në moshën 15-vjeçare e kanë përdhunuar një vajzë.

Grubi në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, thotë se Llatasi po vijon që në çdo paraqitje të shpalos papastërtinë e tij morale, madje me krenari flet mbi aktet e turpshme që ka kryer.

Grubi poashtu ndër të tjera ka përmendur dhe frymën antishqiptare që po i njejti gazetar ka shprehur ndër vite në qëndrimet e tij.

Reagimi i plotë:

E dënoj ashpër fjalorin denigrues dhe rrëfimin skandaloz të gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas në emisionin e youtuberit Stefan Lazarov, ku me një komoditet të turpshëm krekoset mbi aktin e kryer të dhunës dhe malltretimit ndaj një të miture.

Llatasi në çdo paraqitje të tij vazhdon të shpalos papastërtinë e tij morale, opinionbërjen destruktive për dëmin e së cilës kemi paralajmëruar shumë kohë më parë kur ai krijonte karrierë dhe senzacionalizëm me qëndrimet e tij antishqiptare.

Fatkeqësisht asokohe shoqëria nuk i kishte perceptuar akoma qëllimet e tij për të reaguar siç po reagon sot, por asnjëherë nuk është vonë për të dënuar të keqen dhe për të ndaluar ndikimin e vrerit që ai nxjerr nga goja.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/748071096682411

Related posts

Pendarovski me rastin e 16 Majit: Të krijojmë shoqëri bashkëkohore, pa diskriminim

Gazeta Max

Xhaferi takon Marin, premton ratifikim të protokollin aderues për anëtarësimin në NATO

Gazeta Max

OVL UÇK kujton të rënët nga masakrat në Makoc dhe në Hallaq të Vogël

Gazeta Max