GazetaMax
Lajme

Rritet në 36.171 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 36.171 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 236 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 5 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 75 palestinezë dhe janë plagosur 284 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 36.171 ndërsa i të plagosurve në 81.420.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Në një deklaratë tjetër të Ministrisë thuhet se Spitali Maternitet i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) i vendosur në lagjen Tel es-Sultan është përballur me probleme të mëdha në ofrimin e shërbimit për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite që vazhdojnë në qytetin Rafah dhe se të plagosurit dhe ekipet mjekësore kanë patur “vështirësi serioze” për të mbërritur në spital.

“Nuk ka kapacitet mjekësor për të përballuar masakrat në Rafah dhe Gazën veriore”

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë me shkrim tha se ushtria izraelite ka shkatërruar qëllimisht shërbimet shëndetësore në qytetin Rafah dhe në veri të Rripit të Gazës.

“Ushtria pushtuese izraelite u përpoq të shkatërrojë plotësisht ekzistencën e shërbimeve shëndetësore në Rafah dhe në veri të Rripit të Gazës. Nuk ka kapacitet shëndetësor për të përballuar masakrat e njëpasnjëshme në Rafah dhe në veri të Gazës”, deklaroi Al-Qudra.

Lidhur me sulmet e ushtrisë izraelite në zonat që ajo pretendon se janë “të sigurta”, Al-Qudra thotë se “Izraeli pushtues mashtron botën se rajonet Al-Mawasi janë të sigurta dhe kryen masakra të tmerrshme në këto rajone”.

Al-Qudra bëri thirrje për spitale fushore dhe ekipe mjekësore për qytetin Rafah dhe veriun e Rripit të Gazës. Ai kërkoi hapjen e korridoreve të sigurta për hyrjen e karburanteve dhe ndihmës mjekësore në Gaza si dhe të ndalen kërcënimet e vazhdueshme të Izraelit kundër ekipeve dhe organizatave mjekësore.

Të paktën 66 palestinezë u vranë dhe mbi 300 u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu më 26 dhe 28 maj ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur me forcë në qytetin Rafah në Rripin e Gazës për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka marrë vendim për ndalimin e sulmeve.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi dje se nuk ka spitale që funksionojnë në Rafah përveç Maternitetit Tal Al-Sultan. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se spitali fushor në rajonin Al-Mawasi të Rafahut u evakuua për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite.

Related posts

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për çiftin mbretëror! Çfarë veprash penale rëndojnë mbi Princ Lekën, Elia Zaharian dhe babanë e saj!

Gazetamax.mk

E Majta ka dorëzuar propozim çështje të korrigjuar të referendumit tek kryetari i Kuvendit

Gazetamax.mk

Kaevski: Në kohë krize e gjithë bota bashkohet, vetëm te ne VMRO-DPMNE bllokon

Gazetamax.mk