GazetaMax
Lajme

Rritje e ndjenjave anti-shqiptare! drejtuesit e shtetit nuk duhet të qëndrojnë “faqebardhë” me reagime publike dhe në “këmbë të lehta”!

Thirrjet “të mallkuarit shqiptarë”, “vdekje për shqiptarët”, “dhoma gazi për shqiptarët”, etj., janë shprehje e ndjenjave raciste!

Disa figura publike dhe politikanë kanë përdorur dhe përdorin retorikë raciste apo etnike, si edhe akuza ndaj komuniteteve të tjera me theks të veçantë ndaj shqiptarëve për “rrezikim të shtetit”. Ata jo rrallë herë ndjehen të nënçmuar që të përdorin gjuhën shqipe. Shpesh veprojnë për ekskluzivitet etnik në institucionet e shtetit e duartrokasin kur veshi i tyre dëgjon dhe syri i tyre sheh diskriminim dhe thirrje raciste!

Një shoqëri e ndarë etnikisht nuk mund të ndërtohet. Vetëm një shoqëri e barabartë mund të prosperoj. Respekti ndaj komuniteteve nuk është luks, por detyrim!

Në kohë krizash politike, protestash apo zgjedhjesh në Maqedoninë e Veriut janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje raciste, sidomos ndaj shqiptarëve apo komunitetit rom, në Facebook dhe YouTube. Institucionet vazhdimisht raportojnë për rritje të gjuhës së urrejtjes, por mungojnë ndjekjet penale serioze. Në disa raste, personat janë ftuar nga policia për sqarim, por dënime konkrete janë të rralla. Edhe përkundër faktit se ka pasur fushata ndërgjegjësimi nga shoqëria civile, ndikimi po ashtu ka mbetur i kufizuar!

Drejtuesit e institucioneve duhet të ndermarrin masa për zbatimi real të kuadrit normativ juridik për urrejtje racore në vend të thirrjeve kundër paragjykimeve. Ata nuk duhet të tregohen “faqebardhë” duke qendruar në këmbë të lehta!

Komuniteti juridik e di se në vend ekziston kuadri normativ, por ai nuk zbatohet nga institucionet e sistemit!
Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut në nenin 9 ka proklamuar barazinë para ligjit:”Qytetarët e Republikës janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk lejohet asnjë diskriminim në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës, besimit fetar, përkatësisë etnike, përkatësisë sociale…” kurse në nenin 48 ka përcaktuar detyrimine shtetit për mbrojtjen e identitetit të komuniteteve:” Gjuha, kultura dhe përkatësia etnike mbrohen nga shteti”!

Për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose intolerancës është parashikuar ndëshkimi penal. Në nenin 319 i Kodit penal është përcaktuar se kush nxit ose përhap urrejtje racore, fetare, etnike ose ndasi tjetër, dënohet me burg nga 1 deri në 5 vjet, kurse në nenin 417 është përcaktuar se kushdo që mbi bazë të dallimit të racës, ngjyrës së lëkurës, kombësisë ose prejardhjes etnike cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Ndërkaq, kushdo që përhap ide mbi superioritetin e një race mbi një tjetër ose propagandon urrejtje racore apo nxit diskriminim racor, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet!

Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ligji për Mediat dhe Komunikimet Elektronike kanë normuar çështjen e diskriminimit dhe urrejtjes racore, etnike ose fetare.

Në shumë raste, ka munguar ndëshkimi ligjor për deklaratat dhe veprat diskriminuese e që nxisin urrejtje mes qytetarëve.
Të gjendur përpara kësaj situate, duhet të rishikohet buxheti për policinë e shtetit dhe të futen masa për trajnime kundër paragjykimeve, diskriminimit dhe racizmit, institucione arsimore të vazhdojnë të shpallin plane për promovimin e diversitetit si dhe të mbështeten lëvizjet qytetare kundër racizmit dhe diskriminimit dhe fushatat për bashkëjetesë dhe tolerancë.

Related posts

Skriningu me BE-në sot vazhdon në Luksemburg, vendi po hy më thellë në reforma

Gazeta Max

Muja viziton Atiqin: Shërbimi për çdo qytetar do të jetë angazhimi i tij i përditshëm

Gazeta Max

Dedivanaj dhe Sinishtaj do të marin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington: “Përmes këtyre evenimenteve shkëmbejmë përvoja dhe këshilla,për faktorizimin politiko-global të kombit tonë”

Gazeta Max