GazetaMax
Lajme

Rumania ofroi mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna, përse nuk e bën këtë edhe Maqedonia e Veriut?

Shkup, 21 dhjetor – Maqedonia e Veriut përderisa po merret me tema të mëdha shtetet tjera po miratojnë ligje në Kuvend që janë në dobi të shoqërisë, kjo tregon se cilat shtetet mendojnë për interesin e qytetarëve dhe e kanë për synim rregullimin e jetës sa më e mirë të jetë e mundshme. Së fundmi Rumania në Kuvendin e saj ka miratuar një propozim ligj përmes të cilit është rregulluar çështja e ofrimit të ndihmës psikologjike pa pagesë për gratë shtatzëna edhe pasi të përfundojnë hospitalizimin. Sepse, përgjatë periudhës që kanë qëndruar në spital kjo çështje veçse ka qenë e rregulluar. Këtë projekt ligj e kanë mbështetur gati se gjitha partitë politike dhe tashmë gratë shtatzëna e kanë të drejtën të kërkojnë mbështetje psikologjike edhe kur janë në shtëpi. Por, Maqedonia e Veriut temat që janë në interes të grave e mbështetjes së tyre duket se i trajton si tema jo prioritare, sepse nuk shihen lëvizje të tilla në këtë drejtim, shkruan Zhurnal.

Rumania miraton ligje me rëndësi për gratë, gratë deputete në Maqedoninë e Veriut premtojnë shumë për gratë nuk realizojnë gjë-

Rumania ka miratuar një projektligj që do t’u japë grave të drejtën për këshillim psikologjik pa pagesë pas lindjes. Ndihmë e cila deri më tani, ishte në dispozicion të tyre vetëm kur ishin në spital. Nismëtarët e ligjit, përndryshe përfaqësues nga opozita, konsiderojnë se sistemi i ndihmës aktuale është i pamjaftueshëm, pasi në muajt pas lindjes së fëmijës ndodhin sfida të mëdha emocionale dhe psikologjike. Shumica e partive parlamentare kanë dhënë pëlqimin e tyre dhe sipas ligjit të ri, gratë do të mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë në muajt pas lindjes e gjithë kjo falas.

“Shumë nëna vuajnë nga depresioni pas lindjes në vetvete, dhe nuk mund të përballojnë terapinë. Shëndeti mendor i nënës është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, dhe vuajtja mund të kapërcehet vetëm nëse ndalojmë së injoruari problemin”, thotë Philip Havarneanu, autor i këtij projektligjit. Statistikat e fundit të Save the Children për Rumaninë zbuluan se pothuajse gjysma e nënave nën moshën 15 vjeç në BE janë nga Rumania.

Një ligj të tillë mund ta adaptojë edhe Maqedonia e Veriut nëse me të vërtetë dëshiron të jetë ashtu si prezantohet Qeveri e Kuvend që punojnë për interes të qytetarëve. Gratë që janë në Kuvend duhet të mendojnë e të brengosen për gratë që janë jashtë Kuvendit, ato duhet të propozojnë ligje të tilla, dhe të jenë “kukulla” që të votojnë vetëm kur u kërkon ëideri i partisë.

Me fjalë të tjera deputete gra duke mos bërë asgjë për gratë po shndërrohen në “robotë mekanike” që nuk sjellin asgjë të re e të dobishme për gratë, pa çka se gjatë fushatave gojën plot premtime e kishin që do të afirmojnë të drejtat e grave, do të ngrinin zërin kur shkelen të drejtat e grave. E që në realitet sapo po ulen në karriget e Kuvendit po harrojnë pse janë aty dhe çfarë kanë premtuar.

Sado që rritet numri i deputeteve gra duket sikurse edhe aq më shumë rriten problemet e grave, edhe se në të vërtetë problemet nuk kanë gjini e as zgjidhësit e problemeve nuk duhet të shtyhen nga gjinitë. Por, bazuar në atë se premtimet më të mëdha për rregullimin e jetës së grave dhe lehtësimin në përballimin me problemet që hasen çdo ditë gratë vijnë nga kandidatet gra që garojnë për të zënë një ulëse në Kuvend.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 13 për qind e nënave vuajnë nga depresioni pas lindjes-

Neglizhenca ndaj shëndetit mendor dhe gjendjes emocionale të nënave të reja, shpesh vjen edhe si pasojë e mos informimit të duhur lidhur me ndryshimet që vijnë me sjelljen në jetë të një fëmije. Ndryshimet hormonale, të cilat kalojnë në ndryshime emocionale dhe çojnë deri te depresioni dhe ankthi te nënat e reja, kryesisht neglizhohen nga shoqëria në Maqedoninë e Veriut. Në mungesë të trajtimit të mirëfilltë, depresioni pas lindjes te nënat e reja rëndohet edhe më shumë, dhe pashmangshëm përcillet te të porsalindurit.

Kemi të bëjmë me rastet që duhet të trajtohen pasi janë shqetësuese, sidomos rastet kur në fillimi të shtatzënisë e kanë dëshirën e madhe për t’u bërë nënë dhe më pas si pasojë e ndryshimeve emocionale kjo dëshirë zbehet ose “nuk e ka fare dëshirën për të lindur fëmijën”, dhe pas lindjes fillon depresioni. Kjo ndodh sidomos te nënat në moshë të re të cilat përkeqësohen për shkak të ndërrimit të jetës që iu bëhet dhe nuk janë fare të përgatitura për fazën në të cilën ato tash hyjnë.

Megjithatë, shumë gra pas shtatzënisë janë të vetëdijshme për periudhën në të cilën ato kalojnë por jo secila prej tyre ka guximin dhe mundësitë të kërkojë ndihmë psikologjike, prandaj nga depresioni i lehtë shpesh ato kalojnë në depresion të thellë. Mungesa e përkrahjes së partnerit dhe familjes sipas shumë grave është problemi kryesor që gratë më së vështiri e kalojnë këtë periudhë.

Ndryshe, Rumania ka menduar për këtë çështje dhe e ka realizuar tani është radha e shteteve tjera e posaçërisht edhe Maqedonisë së Veriut, që të ofrojë një ndihmë të tillë më së të nevojshme për gratë shtatzëna me çka do të lehtësoj jeta e tyre në fazën më të vështirë, ku përpos dhimbjeve fizike ato duhet të përjetojnë edhe probleme psiqike nga neglizhenca e kujdesit për to. /Zhurnal.mk

Related posts

Aziri kërkon përgjegjësi nga KRRE për rritjen paralajmëruar të energjisë elektrike

Gazetamax.mk

Përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë deri në zhvillim ekonomik më të madh në Ballkanin Perëndimor

Gazetamax.mk

Shaqiri: Filloi gjysmëvjetori i dytë, qëllimi ynë është të përmirësojmë kushtet për edukim

Gazetamax.mk