GazetaMax
LAJME

​Rusët mobilizojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan ‘Deki’

Beograd, 7 Janar – Rusët po kërkojnë ushtarë jo vetëm duke u mobilizuar brenda vendit, por edhe duke rekrutuar mercenarë jashtë saj. Sipas paralajmërimit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.

Një nga ata që janë përgjegjës për këtë proces është serbi Dejan “Daki” Beriç, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.

Po ashtu, një tjetër i njohur është mercenari serb Zhika Radoiçiç, i cili aktualisht po merr pjesë në anën e rusëve për pushtimin e Ukrainës.

Qendra e Rezistencës Kombëtare e Ukrainës vëren se pasaporta e një qytetari të një shteti tjetër nuk i përjashton luftëtarët e huaj nga përgjegjësia.

Agjencia ukrainase e Inteligjencës kishte raportuar se rusët kishin sjellë instruktorë iranianë në territorin e rajonit të Khersonit dhe Krimesë për të lansuar dronët kamikaz “Shahed-136”.

Kujtojmë se Beriç ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Krimineli i luftërave serbo-ruse, në një intervistë më të hershme, kishte deklaruar “Kosova është në zemrat tona dhe kur të vjen koha, ne do ta kthejmë atë!”

Ai përmes rrjeteve sociale, publikisht, tregon mënyrat se si serbët mund t’i bashkëngjiten forcave pushtuese ruse në Ukrainë.

Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.

As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte. Përkundrazi, mediet e kontrolluara në Serbi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin.

Related posts

Fondi shëndetësor me drejtor të ri, kush është Magdalena Filipovska-Grashkoska

e-max

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

e-max

Fjalimi i Reisul Elemasë H. hfz Shaqir ef. Fetai me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1445

e-max
LAJME

​Rusët mobilizojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan ‘Deki’

Beograd, 7 Janar – Rusët po kërkojnë ushtarë jo vetëm duke u mobilizuar brenda vendit, por edhe duke rekrutuar mercenarë jashtë saj. Sipas paralajmërimit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.

Një nga ata që janë përgjegjës për këtë proces është serbi Dejan “Daki” Beriç, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.

Po ashtu, një tjetër i njohur është mercenari serb Zhika Radoiçiç, i cili aktualisht po merr pjesë në anën e rusëve për pushtimin e Ukrainës.

Qendra e Rezistencës Kombëtare e Ukrainës vëren se pasaporta e një qytetari të një shteti tjetër nuk i përjashton luftëtarët e huaj nga përgjegjësia.

Agjencia ukrainase e Inteligjencës kishte raportuar se rusët kishin sjellë instruktorë iranianë në territorin e rajonit të Khersonit dhe Krimesë për të lansuar dronët kamikaz “Shahed-136”.

Kujtojmë se Beriç ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Krimineli i luftërave serbo-ruse, në një intervistë më të hershme, kishte deklaruar “Kosova është në zemrat tona dhe kur të vjen koha, ne do ta kthejmë atë!”

Ai përmes rrjeteve sociale, publikisht, tregon mënyrat se si serbët mund t’i bashkëngjiten forcave pushtuese ruse në Ukrainë.

Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.

As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte. Përkundrazi, mediet e kontrolluara në Serbi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin.

Related posts

Projekt-konkludimet e Këshillit të BE-së: Nevojiten revizione zgjedhore dhe ndjekje të rekomandimeve të Antikorrupsionit

e-max

Testohen autoblindat e KFOR-it

e-max

Sot mbahet ankandi për euroboobligacionin e nëntë

e-max