GazetaMax
Lajme

Rusia shkatërron laboratorin radioaktive në Çernobil

Rusia po vazhdon agresionin kundër Ukrainës.
Forcat ruse në Ukrainë kanë shkatërruar një laborator në centralin bërthamor të Çernobilit që punonte për të përmirësuar trajtimin e mbetjeve radioaktive.
Forcat ruse e morën nën kontroll Çernobilin në fillim të sulmit ndaj Ukrainës muajin e kaluar.
Agjencia shtetërore ukrainase, që menaxhonte Çernobilin, zona e aksidentit më të rëndë bërthamor në Evropë në vitin 1986, thotë se laboratori prej 6 milionë dollarësh, ishte ndërtuar me investimet e Bashkimit Evropian në vitin 2015.
“Laboratori përmbante mostra me radioaktivitet të lartë, që tani janë në duart e armikut”, thotë agjencia shtetërore ukrainase, duke shtuar se sistemi monitorues për nivelin e radioaktivitet përreth Çernobilit nuk po funksionon.

Related posts

Patricija Di Xhovani: T’i respektojmë të drejtat e fëmijëve, të kenë arsim cilësor dhe inkluziv

Gazeta Max

Kryeparlamentari Gashi priti në takim zëvendës ministren e jashtme greke

Gazeta Max

Flet arsimtari që akuzohet për dhunë ndaj nxënësit

Gazeta Max